Mësohet se viktima është një shtetas gjeorgjian që vuante dënimin në këtë burg, ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti të përgjakshëm
Një përleshje masive midis të burgosurve ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Koridalosit në Athinë, ku janë përfshirë edhe shqiptarë. Sipas raportimeve të para nga mediat greke nga kjo përleshje kanë mbetur 1 i vrarë dhe 8 të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake përleshja ka ndodhur midis një grupi të burgosurish shqiptarësh dhe një grupi të burgosurish me origjinë nga Gjeorgjia e Armenia e disa grekë. Përleshja ka ndodhur në ambientet e spitalit psikiatrik të burgut të Koridalosit, por ende nuk dihen arsyet.


