Kryeministri Rama ka replikuar me një nga komentet në Facebook-un e tij me anë të rubrikës “përgjigja ime”.
I sapo kthyer nga Italia, Rama ia vuri theksin komenteve të të huajve dhe deklaratava të opozitës në mediat e huaja që siç thotë kryeministri i kanë nxirë faqen Shqipërisë.
Pjesë nga LIVE i Ramës:
“LSI është prurja e parë e fenomenit të shitblerjes së votave në Shqipëri. E këtë e dinë të gjithë.
Guxojnë të shajnë Shqipërinë në çdo fjalë, por harrojnë atë që kanë harruar gjithë këto vite: Që shqiptarët nuk janë budallenj.
Fjalët e tyre që nxisin dhunë, veçsë turpërojnë ata që I bëjnë. Dhuna dëmonton imazhin e Shqipërisë. Këtë duhet ta di mirë kushdo që I bashkohet punonjësve partiak të bashkive të opozitës, që kyçin dyert e bashkive që duhet ti shërbejnë qytetarëve dhe turren për në protestë.
Mua me vjen sinqerisht keq, sidomos kur më pyesin të huajt që si ka mundësi se opozita juaj e përçmon atdheun, e për këtë jam edhe I shqetësuar.
Çdo shqiptar tipik të mos harrojë se kur I bashkohet kësaj opozite, nuk I bën Shqipërisë një të mirë por pikërisht Shqipërisë I bën keq”, u shpreh Rama.
/AlpeNews.al


