Policia ka identifikuar trupin e pajetë të gjetur sot në lumin Shkumbin të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se personi i gjetur i pajetë është i moshës 79-vjeç dhe me inicialet I. Xh.
Sipas policisë personi i moshuar ishte larguar nga shtëpia që më datë 11 shkurt.
Informacion paraprak
Në lumin Shkumbin pranë fshatit Muriqan, Elbasan është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Xh 79 vjeç , larguar nga banesa në 11 shkurt 2019.
Nga këqyrja paraprake e kofomës nuk konstatohet shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


