• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZYRTARI I LARTË I BE-SË SOT NË TIRANË/ Takon Ramën dhe Bashën
Home
Politikë

ZYRTARI I LARTË I BE-SË SOT NË TIRANË/ Takon Ramën dhe Bashën

7 March, 2019 k.autor Politikë

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson sot ndodhet në Tiranë ku do të takojë krerët më të lartë politikë, Danielsson do të takojë kryeministrin Edi Rama, dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vjen në Shqipëri në një kohë kur situata politike nuk është aspak e qetë, me opozitën e larguar nga Kuvendi dhe me valën e protestave kundër qeverisë. Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë për dialog kryedemokratit Basha, thirrje që u refuzua nga ky i fundit.

Vizita e zyrtarit të lartë të BE-së është programuar për tu zhvilluar me një axhendë të mëparshme, por që tashmë e gjen Shqipërinë në një aktualitet problematik. Vizita e tij do të fokusohet tashmë, pikërisht tek kriza politike. Mësohet se në 09:30, Danielsson do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, dhe në 10:30 me opozitën.

Në 12:00 Danielsson do të mbajë një konferencë për mediat.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, një kërkesë kjo e opozitës së bashkuar që e akuzon qeverinë të dalë nga vota e krimit. Një delegacion i lartë i Parlamentit Evropian ditë më parë në Tiranë, tha se zgjedhjet ishin korrekte të mbajtura nën vëzhgimin e OSBE/ODIHR, dhe si të tilla, qeveria është legjitime, Thirrjet e ndërkombëtarëve kanë qenë që opozita të kthehej në Kuvend, në respekt të votës që qytetarët i besuan në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërsa njëzëri kanë dënuar dhunën e përdorur në protestat e organizuara nga opozita, PD, aleatët e djattë, dhe LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA E 7 MARSIT/ Rama publikon foton: Mirëmëngjes dhe gëzuar ditën e mësuesit
Previous article Zidane i përgjigjet Realit, ky është vendimi i francez sipas ish-presidentit

k.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT