Identifikimi i bizneseve së shitjes së llojeve të drogës dhe gjetja e autorëve mbetet një nga sfidat kryesore të policisë.
Megjithatë , disave “nuk iu dridhet qerpiku” dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre fitimprurës që I bën të pasur në një kohë relativisht të shpejtë.
Madje guximi shkon deri në atë pikë ku shtëpia shnërrohet në një laborator droge.
AlpeNews.al ju sjell rastet kur shtëpitë jane kthyer në një laborator droge:
Çfarë ndodhi dje ?
Shtëpia-laborator droge i “Lolit të verës”dhe “Pipos”

Ai bashkëpunonte me 27-vjeç arin Pieraldo Pelushi i njohur edhe me pseudonimin ‘Pipo’. Te dy këta persona kishin përshtatur një apartament në ‘rrugën e Kavajës’, ku përpunonin lëndën narkotike dhe e ndanin në doza me të vogla dhe me pas ua shpërndanin shpërndarësve të dorës së dytë.
Në Has u zbulua loboratori I heroines në Has, 5 të arrestuar
Në dy ambiente të përdorura më parë si stalla për bagëtitë në fshatin Brenog të Hasit, është sekuestruar sasi e konsiderueshme opiumi dhe lënde të dyshuar heroinë dhe kokainë. Dyshohet se laboratori i përket një rrjeti që trafikon drogë na Shqipëria drejt BE prej disa vitesh
Shtëpia në Savio në laborator droge, 2 shqiptarët në pranga
Gjatë aksionit në Savio, policia u gjeti shqiptarëve një laborator të vogël të përpunimi të drogës, si dhe 50 gr kokainë e pastër, e prerë.
Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptar, ndërsa “Ravennanotizie” shkruajti se bëhej fjalë për shtetasit me inicialet X. L., 22 vjeç si dhe B. R., 29 vjeç.
Nën vëzhgim nga policia, ja si u kap “mat” shqiptari në shtëpinë-laborator
Shqiptari 37 vjeçar që jetonte lagjen Asiago në Mirafiiori kishte qenë nën vëzhgim nga agjentët antidrogë prej disa ditësh,u arrestua nga Policia italiane pasi iu gjet në banesën e tij 1.5 kg drogë.
Ia kthyen shtëpinë në laborator droge, biznesmeni: Unë nuk e dija
Në 15 prill Policia zbuloi se shtëpia tre katëshe në lagjen “Kastrioti” në Fier, ishte kthyer në laborator droge dhe u arrestuan 8 persona në flagrancë.
Biznesmeni Piro Bare ka deklaruar më vonë se prej 8 muajsh e kishte dhënë me qera shtëpinë e tij dhe se nuk dinte se për çfarë aktiviteti përdorej.
Përgatiti: AlpeNews.al







