• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI TË HAPUR PËR DIALOG”/ Deputeti Hyseni: Opozita ka marrë rrugë të mbrapshtë
Home
Politikë

“JEMI TË HAPUR PËR DIALOG”/ Deputeti Hyseni: Opozita ka marrë rrugë të mbrapshtë

6 March, 2019 k.autor Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni i ftuar në një studio televizive u shpreh se mazhoranca është e hapur për të dialoguar me opozitën, por jo për të diskutuar parimet bazë të demokracisë, në të cilat mbështetet shteti ligjor. Duke theksuar se të gjithë drejtuesit e PS-së janë të hapur për dialog me opozitën, Hyseni u shpreh se në tavolinë janë shumë reforma mjaft të rëndësishme për t’u diskutuar, duke veçuar këtu reformat integruese.

“Ne jemi të hapur. Kryeministri ka shtrirë dorën e dialogut. Të gjithë drejtuesit e PS-së janë shprehur hapur për dialog. Kemi shumë tema për të diskutuar, temën e madhe të integrimit, jemi në një fazë shumë të rëndësishme, ku në Qershor mund të ketë një rivlerësim nga KE, ku mund të jemi një derë larg integrimit. Kemi nevojë për dialog për Kodin Zgjedhor, për çështje në përgjithësi, e shumë tema të tera. Duhet të bëjmë me dije se me dialog nuk nënkuptojmë të negociojmë principet e demokracisë, parimet bazë mbi të cilat mbështet shteti ligjor, shtet i cili me vështirësi të shumta të këtij tranzicioni mendojmë se është konsoliduar. Këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe partnerët tanë që na monitorojnë në çdo fazë”, – tha Hyseni.

Pasi e cilësoi rrugën që ka zgjedhur opozita duke djegur mandatet, si të mbrapshtë, deputeti socialist u shpreh se të drejtën për të qeverisur ose jo, ta jep vetëm populli. “Besoj si ai zotëri, apo të tjerë janë njerëz që pavarësisht se janë në krahun tjetër kanë vlera, vlera që mund t’i shërbenin Shqipërisë në këto momente dhe në vijim, por nëse zgjedhin të përkrahin teori të tilla që lënia e mandateve është një mekanizëm i cili do i bëjë qeveritë më të përgjegjshme janë totalisht të papërgjegjshme. Mandatin ta jep populli nuk ke të drejtë ta vlerësosh t’i e mbaj s’e mbaj. Nëse zgjedh të shkosh para popullit duhet të kesh këllqe. Këta nuk kanë këllqe, këta zgjodhën rrugën e mbrapshtë”, – tha Hyseni.

Hyseni tha gjithashtu se mazhoranca misionin e saj e ka të kënaqë popullin dhe jo opozitën. Sipas tij, opozita po përgatitet për zgjedhje në Qershor. Për të djegia e mandateve është kryer në një moment ku ata nëpërmjet sondazheve kanë kuptuar që do dalin më keq se në zgjedhjet e kaluara, duke i cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi për djegien e mandateve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPITULLIMI NË "BERBABEU"/ Florentino Perez përgatit blerjen rekord tek Reali, ja emri i bujshëm
Previous article "PA ASNJË STRATEGJI TAKTIKE"/ Intevista e plotë e Arvizut: Opozita NUK ka asnjë rrugëdalje pas...

k.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT