Ishte vetëm dy ditë më parë kur Edlira Hyseni dorëzoi në KQZ formularin për pranimin e mandatit, duke u bërë keshtu automatikisht një prej “Tradhtareve” të Kryemadhit dhe LSI.
Vendimin e saj, Hyseni e komunikoi me anë te nje statusi në “Facebook” ku ajo që ra në sy ishte fakti se sipas saj mandatin po e pranonte se i kishte thënë i biri.
Edlira Hyseni është keshilltare e LSI, si dhe kandidate e qarkut Durrës.
Një pjesë e shkrimit të saj:
“Do ta pranoj, sepse u kam kerkuar mbeshtetje dhe vote cdo bashkeqytetarit tim kam njohur e takuar, duke u premtuar te isha nje prej tyre, kudo te shkoja dhe cfaredo mundesie te me jepej per me shume!”
Dhe … Opozitare kam lindur, politikane s’e di ende … “.
Kjo tregon edhe njëherë se kandidatët i kanë marrë votat në emrin e tyre, e kërkojnë te mos zhgenjejnë të besuarit e tyre me djegien e mandateve.
Përgatiti: AlpeNews.al




