• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TARIFAT E REJA/ Ndryshon procedura për shitjen e makinave, flet drejtori
Home
Sociale

TARIFAT E REJA/ Ndryshon procedura për shitjen e makinave, flet drejtori

6 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Nga 1 marsi, në sportelet e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor nisi zbatimin procedura e shitblerjes së makinës.

gonxhe

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, shpjegoi dje për mediat procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për shitblerjen e makinës, pranë sporteleve të këtij institucioni. Gonxhe tha se qytetarëve jo vetëm u ofrohet lehtësi në procedura dhe dokumentacion, por edhe në kursim e tarifës që do të paguajnë. Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor theksoi edhe rastet kur institucioni përjashton ofrimin e shërbimeve për qytetarët, kur makina është e bllokuar si koletaral nga banka.

“Kjo është një e drejtë që qytetarët e kanë nga Kodi Civil për shitjen e automjeteve. Ata mund ta bëjnë shitjen e thjeshtë kur është një shitje që nuk lidhet me barrën ligjore, me rezerva apo kushtëzime të tjera, si p.sh. këste, kontrata bankash. Për rastet e tjera. qytetari mund të paraqitet në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Transportit Rrugor dhe të bëjë një shitje të thjeshtë, ku mund të paraqiten si shitësi ashtu edhe blerësi, ku askund më mirë se në sportelet e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor mund të bëhet verifikimi i plotë i Interpolit, i statusit të mjetit, i gjobave, i bllokimeve, pra i të gjitha aspekteve teknike dhe fizike të mjetit.

Blerësi dhe shitësi vijnë dhe marrin të gjithë shërbimin, si dhe transferimin e dosjes në sportelin tonë. Pra, është një shërbim i mbyllur, i integruar dhe i plotë. Në qytetet kryesore ku shërbimet kanë pasur radhë, si në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës është përfshirë edhe një sistem online i prenotimit, ku edhe kjo po funksionon”, tha ai. Gonxhe tha se qytetarëve jo vetëm u ofrohet lehtësi në procedura dhe dokumentacion, por edhe në kursim e tarifës që do të paguajnë në rast se do të shkonin te noteri. “Tarifa e kalimit të pronësisë kushton 1200 lekë dhe 200 lekë tarifa e vërtetimeve shoqëruese të saj, të cilat mendojmë se do t’u japin një ndihmë qytetarëve, jo vetëm në kohë, por edhe kursim financiar, për këto raste që ata nuk e kanë të domosdoshme të shkojnë te noteri”, u shpreh Gonxhe.

DOKUMENTET

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor shpjegoi se qytetarët e interesuar që kërkojnë të kryejnë këtë shërbim pranë sporteleve të këtij institucioni, duhet të dorëzojnë dokumentin e identifikimit të shitësit dhe blerësit të makinës. Përveç kësaj, pronari i mjetit duhet të dorëzojë certifikatën e pronësisë, lejen e qarkullimit, si dhe vërtetimin RBS, të lëshuar nga regjistri i barrës siguruese. Tarifa e shërbimit që do të paguajë qytetari do të jetë 1,400 lekë. Për sa u përket dokumenteve të tjera, si certifikata e kontrollit teknik të mjetit, kontrata e sigurimit të detyrueshëm, detyrimi i taksave, detyrimi për gjoba, verifikohen online. Pas verifikimit të të gjithë dokumentacionit, makina regjistrohet direkt në sportelet e Drejtorisë së Transportit Rrugor për pronarin e ri.

Dokument identifikimi të shitësit dhe blerësit
DOKUMENTET E MAKINËS:
• Certifikata e pronësisë
• Leja e qarkullimit
• Vërtetim nga RBS (lëshuar nga
regjistri i barrës siguruese)
• Tarifa e shërbimit, 1,400 lek

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPITULLIMI NË "BERNABEU"/ Zidane ishte i pari që parashikoi rënien e Real Madridit (ANALIZA)
Previous article ËSHTË 18 VITE MË I VOGËL/ Monica Belluci del për herë të parë publikisht me të dashurin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT