Tuba Buyukustun dhe Engin Akyurek të njohur në Shqipëri nga rolet e tyre si “Elif” dhe “Omer” në serialin “Diamante dhe dashuri”, nuk flasin me njëri-tjetrin. Ky është lajmi më i fundit i mediave turke që ka ngjallur shumë reagim tek fansat e aktorëve. Dy ditë më parë u mbajt në Turqi eventi i madh i ndarjes së çmimeve “Golden Butterfly” ku Tuba dhe Engin u vlerësuan me çmim, por sipas “cnn.turk” ata nuk e përshëndetën njëri-tjetrin.
Madje Tuba ka refuzuar të ulet pranë kolegut të saj, Engin Akyurek dhe ka zgjedhur të ulet pas të dashurit Umut Evirgen, veprim që ka rënë shumë në sy.
Thuhet se Tuba Buyukustun dhe Engin Akyurek kanë pasur një krisje gjatë kohës kur transmetohej seriali e mesa duket gjërat kanë qenë aq serioze sa ata nuk flasin më sot.




