• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHYEN SHTËPINË NË LABORATOR DROGA/ Si u arrestuan “Loli i Verës” dhe “Pipo”, ishte…
Home
Breaking News

KTHYEN SHTËPINË NË LABORATOR DROGA/ Si u arrestuan “Loli i Verës” dhe “Pipo”, ishte…

6 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia tha se gjatë operacionit të koduar “Laboratori” janë sekuestruar 1.8 kg heroinë, 200 gramë kokainë, lekë e sende që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike. Ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona që dyshohet se tregtonin doza lëndësh narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.f135caa3-d175-4b4b-86e0-610abcbecc3f

 

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale F.N., 30 vjeç, me pseudonimin “Loli i Verës” dhe P.P., 27 vjeç, me pseudonimin “Pipo”. Gjithashtu, Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi edhe 3 persona të tjerë, një femër e dy meshkuj, njëri i dënuar më parë për çështje droge.

OPERACIONI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për veprimtari kriminale në fushën e tregtimit të narkotikëve dhe pas një hetimi me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan dje operacionin e koduar “Laboratori”.

Ky operacion u realizua në ngarkim të një grupi kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim Krimi”, shtetasit, B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.

Në momentin e ndërhyrjes, shtetaseve F.N. dhe P.P. gjatë kontrollit fizik, Policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash. Më pas, kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogram e 864 gramë heroinë, nga kjo sasi një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gramë kokainë, rreth 50 mijë lekë të rinj, peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

 

HETIMI

Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kishte marrë informacione në rrugë operative nga burime të ndryshme për shtetasin F. N., i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohej se tregtonin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë për llogarinë e këtij të fundit në zonën e Tiranës.

Pas një punë të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikeve në drejtim të dograve të forta, heroinës dhe kokainës, që ushtrohej nga shtetasit F. N. me pseudonimin “Loli i Verës” dhe P. P. me pseudonimin “Pipo”, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin shisnin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, heroinë dhe kokainë. Këta shtetas, shitjen e lëndës narkotike e bënin në disa zona të Tiranës. Për këtë aktivitet kriminal, personat kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzierjen, ambalazhim, e lëndës narkotike heroine dhe kokaine dhe më pas ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETRA E DORËHEQJES/ Prokurori Petrit Fusha tregon arsyet pse vendosi të largohej me dëshirë nga detyra
Previous article SHPATI KA GJETUR NUSEN/ E ëma nuk rri pa i thënë: Vajzat e mira i gjen në fakultet, jo në diskotekë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë Aktualitet

E ZURI GJUMI NË TIMON DHE U PËRPLAS ME KAMION/ DETAJE nga aksidenti FATAL në Lezhë

PARADITE VAPË, PASDITE SHI/ Elbasani me rrebeshe të dendura shiu Aktualitet

PARADITE VAPË, PASDITE SHI/ Elbasani me rrebeshe të dendura shiu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT