Derimë tani ka 8 kandidatë nga listat e PD-së dhe të LSI-së që kanë shprehur gadishmërinë për të marrë mandatet e lëna nga deputetët e opozitës së bashkuar.
Pas 4 deputetëve që betohen sot në Kuvend, Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, dhe Lefter Maliqit të PD-së në Berat, 3 emra të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.
Ata janë Ligoraq Karamelo në listat e PD-së në Korçë, Ediola Braha nga listat e LSI-së në Gjirokastër dhe Elda Hoti në listën e LSI-së në Lezhë. Braha ka qenë kryetare e LSI-së për Tepelenën, dhe dje ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion që mbante.
Ediola Braha ishte kandidatja e dytë në listën LSI-së për deputetë të qarkut Gjirokastër.
Që prej vitit 2011 ajo është kryetare e kësaj partie në Tepelenë, si dhe drejtoreshë në spitalin e qytetit.
Braha ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi te Universiteti “Kristal”, studime që kanë zgjatur 7 vjet nga viti 2003 deri në vitin 2010.
Ajo që vihet re eshte se në profilin e saj, Ediola duket prej nje viti tërësisht e terhequr nga aktiviteti i LSI duke shfaqur shumë pak në krahasim me kandidatët e tjerë. Ka mundësi për një “krisje” të saj me kryetaren, Monika Kryemadhi.
/AlpeNews.al





