Pesë kandidatë të tjerë, nga PD dhe LSI u treguan të gatshëm të marrin mandatet e dorëzuara nga deputetët e opozitës. Tre prej tyre janë nga LSI dhe 2 nga listat e PD.
Njëra prej tyre është Elda Hoti që pritet të jetë kandidatja më e re e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo vjen nga radhët e LSI dhe në zgjedhjet e 2017 renditej e dyta në listën e qarkut të Lezhës.
Me një kerkim fare të thjeshtë në profilin e saj, vetëm dy muaj më parë shihet një qendresë e fortë për partinë dhe postime adhurimi për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi duke e konsideruar burrneshë e duke e falenderuar atë.
Pika më e fortë e Levizjes socialiste për Integrim është padyshim rinia. Mos ndoshta fakti për djegien e mandateve e la në baltë edhe ajo, do të thotë se LSI është vertetë në “hall”?
Disa prej postimeve të Elda Hotit:
Përgatiti: AlpeNews.al







