Sot është shënuar protesta e katërt e opozitës, e cila tashmë ka djegur mandatet.
Në transmetimin “live” të protestës , në profilin e Bashës në Facebook, komentuesit nuk kanë hezituar të shkruajnë komente pikante nga më të ndryshmet.
Ata ia “përplasin në sy” Bashës motivet pse qytetarët marrin pjesë në protestë, teksa e pyesin për shumën që merr çdo protestues, apo edhe kur tregojnë për “dëshpërimin” e tyre kur shikojnë fqinjët që po “ngopen” me lekë.
Por përveç kësaj nuk mund të anashkalohet komenti epik i qytetarit, që i vë në dukje Bashës peshën e shtuar nga “paratë e popullit”.
Përgatiti: AlpeNews.al





