• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LOBIMI RUS PËR PROTESTAT”/ Balla: Kanë ardhur 2 letërporosi nga SHBA dhe Skocia për Bashën
Home
Politikë

“LOBIMI RUS PËR PROTESTAT”/ Balla: Kanë ardhur 2 letërporosi nga SHBA dhe Skocia për Bashën

5 March, 2019 k.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, thotë se dy letër porosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, kanë mbërritur në Prokurorinë Shqiptare sa i përket një hetimi që po kryhet në të paktën tre shtete sipas tij, ndaj Lulzim Bashës për çështjen e financimit rus në lobimin kundër Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, thotë se dy letër porosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, kanë mbërritur në Prokurorinë Shqiptare sa i përket një hetimi që po kryhet në të paktën tre shtete sipas tij, ndaj Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus në financimit e fushatës elektroale të PD-së nëzgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

“Prej 16 shkurtit transmetohet direkt nga protesta apo selia e PD për televizionin shtetëror rus, nuk di se sa rëndësi paska për qeverinë ruse zyrtare, median zyrtare ruse, protesta e opozitës në Shqipëri. Ka pasur një akuzë, unë kam qenë i drejtpërdrejtë asokohe, në emër të PS-së, për një skenë financimi të dyshimtë me shumë para 650 mijë dollarë, në interes të Bashës, në dëm të Shqipërisë. Një akuzë që sot është në hetim, dhe për shkak se është në hetim kam mbyllur gojën për të pritur rezultatet e hetimit. Ky është një hetim që përfshin një skemë financimi të dyshimtë, me burime që vijnë nga Rusia, me oligarkë rusë, sipërmarrës rusë, që janë financuar nga shteti përmes punëve publike në vendin përkatës, dhe që një pjesë të këtyre financimeve janë gjetur përmes kompanive guackë, të kenë financuar lobimin kundër Shqipërisë. Ky interes i dyshimtë rus për protestën e Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, është i dyshimtë. Sot nëpër Evropë mund të ketë pasur protesta me shumë më shumë pjesëmarrje, që media ruse të transmetonte protestën me 1500 vetë të opozitës. Për këtë çështje kanë ardhur dy letër porosi në Prokurori, nga SHBA dhe Skocia. Po presim nga prokuroria letër porositë për ndikimin rus, financimin rus të Bashës në vitin 2017, jam i sigurt që letërporositë kanë ardhur. Por nuk po flasim sepse kur heton prokuroria politika hesht“, tha Balla i ftuar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv.

I pyetur nga gazetari dhe moderatori Denis Minga, se sa vende janë të përfshira në këtë hetim, Balla përgjigjet:

“Hetimi që përfshin edhe Lulzim Bashës për historinë e kompanisë guackë është një hetim që zhvillohet njëkohësisht në tre shtete të paktën, për të mos thënë edhe në Belize, vendi i një prej kompanive offshore. Një shërbim që është kryer në favor të porositësit Basha në Tiranë, kemi një kompani të hapur për këtë transkaksion Biniata Trade në Skoci, dhe një shërbim të kryer në SHBA. Për SHBA ky është një krim federal që hetohet nga byroja federale e hetimit,. Nuk dua të bëj komente sa kohë janë duke u bërë hetime, ne rezervohemi për të vijuar akuzat publike, kemi plot informacione”, theksoi Balla.

Balla rrëzon Metën: S’ka krizë kushtetuese. Opozita maksimumi proteston edhe 2-3 herë!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundërshton deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë foli për krizë politike, institucionale dhe kushtetuese.

“Nuk bëhet fjalë për krizë politike, nuk di se ku e gjeti presidenti krizën kushtetuese institucionale. Krizë është kur institucionet nuk funksionojnë, por kuvendi është funksional. Sot 4 deputetë të opozitës kanë marrë detyrën. 6 kandidatë të tjerë, 3 nga PD dhe 3 nga LSI kanë dorëzuar dokumentacionin për ligjin e dekriminalizimit. Opozita po zëvendëson përfaqësuesit e vet. Sot në Kuvend është kthyer vota kundër, institucion në demokraci”, tha Balla i ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv.

Përballë gazetarit Denis Minga, deputeti socialist, Taulant Balla, tha se nuk beson që opozita të zhvillojë protesta të tjera, pasi sipas tij edhe tubimi i sotshëm para Kuvendit, tregon se protestat po shkojnë drejt shterimit.

“Edhe sot kuvendi shumë normalisht Kuvendi vijoi axhendën intensive të integrimit të Shqipërisë në BE, kishim dy marrëveshje të rëndësishme që e përfshijnë Shqipërinë me vendet partnere në kuadër të këtij procesi. Se çfarë ndodh në oborrin e jashtëm të Kuvendit, është dicka që po vjen në zvenitje të përditshme, besoj se maksimumi dhe dy tre herë do ndodhë”

Por si mund të vijohet në procesin integrues të Shqipërisë me këtë situatë politike?

Balla thotë se një nga pikat e rëndësishme për jetën politike që lidhet me kushtet për integrimin, është reforma zgjedhore. Dhe me opozitën e re që po krijohet në Kuvend, Balla tha se shumë shpejt do të shkohet drejt miratimit të draftit të reformës zgjedhore.

“Unë jam objektiv, gjithmonë Shqipëria ka pasur disa detyra për të adresuar, ajo që lidhet me jetën politike, Kuvendin, ishte e lidhur me adresim për çështjen zgjedhore, dhe që unë mendoj se drafti i dakordësuar tërësisht me ish-grupin parlamentar të PD-së, jam i sigurt dhe me ata që do të vijnë, dhe të tjerë që mesa duket do të ketë, besoj duhet të jetë drafti që duhet të ketë dakordësinë për tu miratuar, drafti i reformës zgjedhore. Një ndër pikat e saj është edhe depolitizimi i komisionerëve”, u shpreh Balla.

Balla thotë se opozita nuk e pengon  reformën në drejtësi, pasi mazhoranca i ka votat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAZËVENDËSUESHËM TEK "KUQEZINJTË"/ Tiemoue Bakayoko: Do të ishte një mëkat po të kthehesha...
Previous article NUK ËSHTË MERKATO/ Griezmman krijon një super Atletico në Playstation, ja yjet e preferuar (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT