• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRANOI MANDATIN  E DEPUTETES”/ Reagon deputetja e LSI-s Edlira Hyseni: Me tha djali im, bëj diçka për…
Home
Politikë

“PRANOI MANDATIN E DEPUTETES”/ Reagon deputetja e LSI-s Edlira Hyseni: Me tha djali im, bëj diçka për…

5 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pas dorëzimit të formularit të dekriminalizimit në KQZ, Edlira Hyseni, kandidate e LSI-së në qarkun Durrës, ka reaguar duke njoftuar publikisht se do ta pranojë mandatin e deputetes, që mbase rastësia siç thotë ajo, a mbase diçka më shumë, e solli si mundësi reale në udhën e saj.

Përmes një postimi në “Facebook”, publikuar vetëm pak minuta më parë, Hyseni teksa rendit arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi, tregon edhe këshillën që mori nga djali i saj 19-vjeçar.

Ja reagimi i plotë i Hysenit

 “Ti mam, duhet ta pranosh ate mandat, sepse partite i bejne njerezit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemer, se ti ke ngritur nje jete mbi punen” – : me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjec. Kevin me tregoi edhe kete here, se femijet tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqiperi !
Po, une do ta pranoj mandatin per deputete e Qarkut Durres ne Kuvendin e Shqiperise, qe mbase rastesia a mbase dicka me shume e solli si mundesi reale ne udhen time.
Do ta pranoj, sepse besoj qe ndryshimet vijne me njerezit, dhe nese nuk nisim te gjithe nga pak te bejme ndryshimin qe presim, nuk mund te ankohemi per askend tjeter!
Do ta pranoj, sepse u kam kerkuar mbeshtetje dhe vote cdo bashkeqytetarit tim kam njohur e takuar, duke u premtuar te isha nje prej tyre, kudo te shkoja dhe cfaredo mundesie te me jepej per me shume!
Do ta pranoj sepse besoj tek demokracia, liria dhe respekti i vullnetit te cdo pale, kur me vote kane zgjedhur e vec me vote le te vij ndryshimi!
Do ta pranoj, me shpresen per te dhene sadopak besim tek brezi im, qe enderruam vertet nje Shqiperi si gjithe Evropa, studiuam, punuam, pritem dhe sot po hedhim syte drejt emigrimit!
Do ta pranoj, sepse besoj tek mirenjohja dhe miqesia e kjo zgjedhje ka lidhje dhe me te !
Do ta pranoj per dashurine e pafundme qe kam per Durresin tim dhe per krenarine e origjines time came!
E pranoj kete angazhim si nje pune, nje pergjegjesi, nje deshire, nje sfide dhe i lutem Zotit te me ndihmoje per te nderuar veten dhe te gjithe ju qe besoni tek une!
Une nuk di te them sa e meritoj kete privilegj, sa do mundem ta bej mire, por nese mendja, zemra e profesioni im do sherbejne sado pak ne te mire te ketij vendit tone dhe do inkurajojne njerezit si une e me te mire se une, te afrohen tek politika, do them se kjo zgjedhje ka vlejtur!
Uroj t’ju kem krahe e mbeshtetje, pertej cdo ngjyre apo bindje politike, sic keni qene perhere ne perpjekjet e mia, per nje jete me te mire ne qytetin qe duam, ne keto 4 vite perfaqesie ne Keshillin Bashkiak te Durresit.
Dhe … Opozitare kam lindur, politikane s’e di ende …
/AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE DRITA E JETËS TONË"/ Dua Lipa i shpreh në shqip dashurinë të atit (FOTO)
Previous article E AKUZOJNË SE NUK BËN BAMIRËSI/ Elia Zaharia e lë pa fjalë fansen me përgjigjen

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

PROTESTA/ Bllokohet Zogu i Zi në Tiranë, të rinjtë u vendosin flakën koshave Aktualitet

PROTESTA/ Bllokohet Zogu i Zi në Tiranë, të rinjtë u vendosin flakën koshave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT