• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONTRIBUOI NË KONFLIKTIN NË KOSOVË/ Shuhet ish-ministri i Jashtëm gjerman Klaus Klinkel
Home
Nderkombetare

KONTRIBUOI NË KONFLIKTIN NË KOSOVË/ Shuhet ish-ministri i Jashtëm gjerman Klaus Klinkel

5 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Liberali Klaus Kinkel, një figurë mjaft e vlerësuar në Gjermani, ishte ministri i Jashtëm gjerman, i cili kontribuoi mjaft për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Kosovë në vitet 90-të.

Shuhet në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjerman, liberali Klaus Kinkel. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner e vlerësoi Klaus Kinkel si “njeri të drejtë dhe burrë të thjeshtë e me karakater. Klaus Kinkel drejtoi partinë liberale gjermane, FDP në vitet 1993-1995, ai ka qenë ministër i Drejtësisë, në vitin 1992 ai zëvendësoi në postin e  ministrit të Jashtëm, Hans-Dittrich Genscherin.

Klaus Kinkel aktiv në Kosovë

Gjatë mandatit të tij 1992-1998 Ballkani dhe lufta në ish-Jugosllavi ishin tema qendrore të politikës së jashtme gjermane. Në një intervistë për “Deutschland funk”, në vitin 2008 Kinkel është shprehur se është ndjerë gjithmonë i rënduar, nëse mund të bënin më shumë për njerëzit në Jugosllavi, në kohën e luftës. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dështoi gjatë luftës së Bosnjës, sepse nuk u arrit me vendosmëri në një qëndrim e veprim të përbashkët. Kinkel ishte ministër i Jashtëm gjerman edhe kur u ndez me armë konflikti në Kosovë në vitin 1998. Klaus Kinkel u përpoq fillimisht në vitet 90-të për të iniciuar dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Klaus Kinkel e cilësoi Sllobodan Millosheviçin atëherë, si “përgjegjësin kryesor të tragjedisë në Kosovë.”

Nga masakra e Srebrenicës politika europiane nxorri mësime të hidhura. Klaus Kinkel, ministër i Jashtëm deri para intervenimit të NATOs- në Kosovë, u shpreh në Bundestag në tetor 1998, se “nuk duhet të themi, se nuk lejohet të ketë një Bosnje të dytë, por duhet të marrim masat që të mos ketë një Bosnje te dytë.”

Në tetor të vitit 1998 ai u zëvendësua nga Joschka Fischer, si ministër i Jashtëm, pak muaj më pas, Gjermania për herë të parë pas Luftës së II Botërore mori pjesë në misionet jashtë vendit, në intervenimin e NATO-s në luftën në Kosovë në vitin 1999.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FINO ALLA FINE"/ Rama niset drejt Italisë dhe ka një përshëndetje për protestuesit
Previous article MAQEDONIA E VERIUT/ Po finalizohen kandidatët për president

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT