• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zërat kundër Bashës/ Berisha: Nëse baza do të kërkonte shkarkimin e kryetarit unë do ta mbështesja
Home
Shqipëri

Zërat kundër Bashës/ Berisha: Nëse baza do të kërkonte shkarkimin e kryetarit unë do ta mbështesja

12 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në ABC News, me Mirela Milorin,  ka folur për 27 vjetorin e PD, për zërat kundër në parti dhe për zërat që flasin për shkarkimin e Bashës nga baza.  Sipas Berishës, nëse baza do të kërkonte që shkarkonte Bashën ai do ta mbështeste këtë vendim.

Pjesë nga Intervista

Nëse do të kishte një kërkesë për largimin e kryetarit të PD-së, ju me kë do ishit?

Berisha: Nëse do ta kërkonte baza, unë jam me bazën. Tani do të tregoj diçka. Njëri prej bashkëpunëtorëve të afërt, thotë se nuk e donte Berishën, donin të shpëtonin prej tij, por problemi ishte se ai sa dilte në bazë, baza ndizej flakë prej tij. Unë gjithmonë kam qenë me bazën.

E do baza Bashën…

Berisha: Ishte një proces votimi. Të marrim edhe anën që nuk ishte një proces i rregullt. Patëm një kandidat rival, që bëri një fushatë të qytetëruar dhe reale, të civilizuar reale dhe politike. Ky kandidat e uroi fituesin. Pashë edhe problemet që kishte, ai ajo që ndodhi në Korçë, apo edhe të tjera probleme. Por nuk mund të mohohet se nuk pati një pjesëmarrje të gjerë. Votat u ndanë mes dy kandidatëve. Nuk gjykoj se është i frytshëm sulmimi i një procesi nga jashtë, pa marrë pjesë.

Zëra nga PD thonë se Basha po e ndan PD-në për interesat e tij…

Berisha: Kritikët e Bashës, dhe kanë të drejtë, ia kam thënë edhe Bashës që janë hequr nga lista në kundërshtim me statutin. Në këtë kontekst, këta duhet të ia adresonin forumeve të partisë. Ata nuk iu adresuan. Të gjithë kemi ndonjë gabim, e Basha më shumë, duhet të bëjnë analiza objektive, reale. Marrëdheniet e mia janë të ngrira në 22 korrik 2013. Aty janë ngrirë. Në këtë kontekst është koha për të marrë përgjegjësitë për forumet që kemi, qëë forumet të funksionojnë si duhet. Statuti të funksionojë si duhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëse nuk e keni parë akoma, po jua tregojmë ne! Njihuni me Xhensilën fëmijë (Foto)
Previous article Kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Ngjela: Njëri prej tyre duhet të ishte kryeprokuror prej kohësh

k.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT