Sali Berisha thotë se platformat që i janë dorëzuar Lulzim Bashës nga kritikët e tij për ndryshime në statut kanë për qëllim largimin e tij.
Sipas Berishës, qëllimi duhet të jetë fitorja e Partisë Demokratike dhe jo largimi i kryetarit.
Berisha shtoi se në këtë mënyrë krijohet një precedent që çdo katër vite, grupe të caktura brenda partisë të kërkojnë largimin e kryetarit.
“Propozimet kanë për qëllim largimin e kryetarit. Këto propozime nuk duhet të kenë për qëllim largimin e tij, por fitoren e Partisë Demokratike”, u shpreh Sali Berisha në studion e “ABC News”.
Ai ndërkohë ka komentuar edhe mundësinë e çarjes së PD-së, pas përplasjes së Lulzim Bashës me disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, të cilët i mënjanoi dhe nga kandidimi për deputetë.
“Fjala e zotit Basha në ceremoninë e 27-vjetorit iu referua kontributorëve, bashkëpunëtorëve, themeluesve, etj. Jam i bindur se çdo njeri mund të krijojë parti.
Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe të lërë kontributin e tij në partinë që ka qenë sepse kjo ka ndodhur. Gjetja e mirëkuptimit është e mundshme.
Basha ka marrë përgjegjësitë me vete. Nëse ne themi që kjo ka përgjegjës vetëm zotin Basha bëjmë gabim. Kjo nuk e zgjidh problemin.
Ai i ka pranuar përgjegjësitë e tij të cilat i ka pranuar.
Ishte i natyrshëm zemërimi fillestar. Reagimet e para ishin të zakonshme.
Tani me qetësi të gjithë duhet të pyesin veten: Cila është rrugëdalja. Kam bindjen se instikti i tyre dhe përvoja e këtyre bashkëpunëtorëve të mi do ti çojë në një zgjidhje praktike”, tha Berisha.


