• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEANCA E RADHËS/ Shullazi kërkon pafajësi për gjobat ndaj biznesmenit Beqja
Home
Aktualitet
Kronikë

SEANCA E RADHËS/ Shullazi kërkon pafajësi për gjobat ndaj biznesmenit Beqja

4 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Nesër pritet të zhvillohet seanca e radhës në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ku Emiljano Shullazi dhe katër personat e arrestuar si pjesë e grupit të tij, do kërkojnë pafajësi për akuzat e ngritura nga prokuroria. Kujtojmë që procesi gjyqësor kundër Shullazit është shtyre disa herë, taktikë kjo që është ndjekur dhe nga Dritan Dajti, i cili pak ditë më parë arriti të rrëzojë në apel, dënimin me burgim të përjetshëm dhe të dënohet përfundimisht me 25 vite burgim. Të njëjtën gjë është duke synuar dhe Shullazi në Apelin e Krimeve të Rënda, duke kërkuar pafajësi për akuzat e ngritura.

Shullazi, 3 pafajësi vetëm një dënim për gjobëvënien ndaj Beqjat
Për një periudhë 19 mujore në gjykatën e Krimeve të Rënda janë zhvilluar 53 seanca gjyqësore, ku gjatë kësaj kohe debati mbi provat ka qënë mjaft i tensionuar mes palëve. Kjo pasi avokatët mbrojtës dhe të pandehurit kanë pretenduar në mënyrë permanente se çështja nuk kishte prova konkrete, por ana ana tjetër prokuroria ka gjetur mbështetje tek dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili në cilësinë e bashkëpunëtorit të akuzës, ka treguar të gjitha aktivitetin kriminal që Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij kanë kryer ndaj tij, me qëllim tjetërsimin e shumave të mëdha të parave dhe tjetërsimin e ish-hotel Vollga në Durrës. Pikërisht dëshmia e Ylvi Beqja, ishte ajo që do mbajë në qeli Shullazin për 14 vite në qeli, dhe tre anëtarët e tjerë të grupit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Kjo pasi për tre akuzat e ngritur nga prokuroria e Krimeve të Rënda si gjobëvënia dhe shkatërimi me eksploziv të pronës ndaj biznesmenit Adriatik Kërçuku, shkatërimi me eksploziv ndaj pronës së Jani Zakës dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, Emilajno Shullazi mori pafajësi nga gjykata. Pafajësi morën dhe katër anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal, për tre akuzat e sipërcituara. Gjykata tha se të pandehurit nuk ishin gjetur fajtorë për dy raste të vendosjes së tritolit ndaj subjekteve që ishin kërcënuar, përfshi tritolin në garazhin e biznesmenit Zaka. Po ashtu ata nuk ishin gjetur fajtorë as për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni e ish-rektorit Dhori Kule.

Dënimi i Shullazit për një episod
Në 13 nëntor 2018, Shullazi u deklarua fajtor dhe u dënua me 14 vite burg, për kërcënimet dhe gjobëvëniet financiare ndaj biznesmenit Ylvi Beqja. Në total, pesë të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, morën një dënim prej 55 vite burgim. Por kjo masë dënimi nuk është pranuar aspak nga të pandehurit, të cilët nëpërmjet apelimit të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kanë kërkuar të deklarohen të pafajshëm për të gjitha akuzat. Në fakt, Shullazi arriti të marë tre pafajësi në shkallë të parë, por u dënua me 14 vite burgim vetëm për rastin e konfliktit që ka pasur me biznesmenin Beqja. Pikërisht dëshmia e Ylvi Beqja, ishte ajo që po mban në qeli Shullazin, dhe tre anëtarët e tjerë të grupit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Nëpërmjet Apelimit, avokatët e të pandehurve kanë ngritur një sërë shkelje proceduriale, të bërë gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor, duke kërkuar pafajësi për të pandehurit.

Amerikanë e gjermanë monitorues të gjyqit
Në një seancë maratonë të zhvilluar në 13 nëntor 2018 që ka zgjatur gati 8 orë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari kryesues Fran Prendi, ka vendosur të deklarojë fajtor Emiljano Shullazin me 14 vite burgim, krahun e djathtë të tij, Gilmando Danin me 12 vite burgim, Endrit Qyqja me 10 vite burgim,Endrit Zela me 10 vite burgim dhe Blerim Shullazin me 9 vite burgim. Verdiktin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë monitoruar direkt dhe tre përfaqësues të ambasadës Amerikane dhe Gjermane në Tiranë, të cilët pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe dënimit të 5 të pandehurve, falenderuan dy prokurorët e çështjes Genti Osmani dhe Anton Martini, sapo këta të fundit dolën nga salla e gjyqit. Ndërsa Shullazi dhe katër të pandehurit e tjerë nuk ishin prezent në sallën e gjyqit. Ky nuk është dënimi i parë për Emiljano Shullazin, pasi disa vite më parë ai është dënuar për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, “Armëmbajtje pa lejë” dhe vepra të tjera penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS NË "OPINION"/ Tahiri humb qetësinë LIVE dhe shan gazetarin: Je një kokërr idioti (VIDEO)
Previous article KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" gati oferta për talentin e Benficas, ja shifra marramendëse

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ OKB: Të gjitha palët të përmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen Aktualitet

NJOFTIMI I RËNDËSISHËM/ Aeroporti i Rinasit: Ja fluturimet që anulohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT