• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK DORËZOI MANDATIN/  Spartak Ngjela tregon arsyet: Rudina Hajdari kryetare e opozitës….
Home
Politikë

NUK DORËZOI MANDATIN/ Spartak Ngjela tregon arsyet: Rudina Hajdari kryetare e opozitës….

3 March, 2019 k.autor Politikë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar arsyen sipas të cilit Rudina Hajdari nuk ka pranuar që të dorëzojë mandatin.

Në një shënim në Facebook, Ngjela shkruan se Rudina Hajdari “mund të bëhet një risi politike me vlerë historike dhe se ta formojë opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë”.

Mospranimi i Rudina Hajdarit për të lënë mandatin e deputetit, mund të bëhet një risi politike me vlerë historike.
A do ta formojë Rudina Hajdari opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë?
Sigurisht që po.
Qëndresa e saj kundrejt hordhive antiamerikane të Partisë Demokratike, krijon ndërkaq vlerë individuale për një grua që ka hyrë në politikë me një histori të shkëlqyer familiare dhe me një formim akademik individual të krijuar në universitetet amerikane.

Pas gjithë ketyte viteve, koha e solli që edhe opozita shqiptare të ketë formim dhe akt proamerikan në Parlamentin shqiptar. Qëndresa e Rudina Hajdarit dhe prejardhja e saj e krijojnë figurën politike që të gjithë ata deputetë që nuk do të pranojnë dorëzimin e mandatit, dhe që mendohet të jenë mbi 20 persona, ka tepër gjasë të drejtohen nga zonja Hajdari për të formuar opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Ishte turp për historinë demokratike të Shqipërisë që opozita shqiptare ka 6 vjet që është pozicionuar në antianerikanizëm. Por koha e solli që tani, në Parlamentin shqiptar edhe opozita të jetë me frymë perëndimore dhe proamerikane për të vijuar realisht reformën në drejtësi.

Përbën një specifikë pozitive fakti që, që të gjithë deputetët që hyjnë rishtas në Parlament janë të djathtë dhe me bindje të shëndosha properëndimire dhe mbështetës seriozë të politikës amerikane. Ardhja në Parlament e një opozitë të tillë, krijon një ngushtësi maksimale kundrejt një kryeministri antikombëtar dhe prolindor si Edi Rama.
Lëvizjet antireformë dhe prolindore të Edi Ramës, në marrëveshje me Lulzim Bashën, kanë ardhur si pasojë e ekzistencës së opozitës antiamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Koha e solli që këndej e mbrapa, nëse Rudina Hajdari, që e ka realisht mbështetjen amerikane, do të dijë ta formojë opozitën e re shqiptare në Parlament, atëherë vetë politika shqiptare dhe zhvillimi shqiptar, do të hyjnë në rrugën pakthim të demokracisë perëndimore.
Mendoj se gjithçka do të varet nga aktiviteti pozitiv i zonjës Hajdari. Dhe ajo e ka këtë aftësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIM NË DERBI/ Të besuarit e Kloppit ndalen nga Evertoni dhe humb kreun në Premier
Previous article ÇFARË I KËRKOI RAMËS/ PD-ja ngatërron ekzekutivin me legjislativin. Nuk ka tagër për...

k.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT