Një ngjarje e rrallë ka lënë pa fjalë opinionin publik në Itali, pasi gjykata ka dënuar me burg një djalë shqiptar për vjedhjen e 3 çokollatave.
22-vjeçari shqiptar u arrestua pak ditë më parë në Vallefoglia edhe pse “krimin” e kishte kryer në vitin 2012 kur ishte minoren. Kur ishte vetëm 15-vjeç ai kishte vjedhur tre çokollata me vlerë 5 euro në total nga një makinë e automatizuar në shkollë, dy prej të cilave ua kishte ndarë dy shokëve të tij, raporton newsbomb.al.
Por gjykatësi italian ka vendosur të tregohet i pamëshirshëm, ku pavarësisht të gjitha rrethanave vendosi ta dënojë djalin shqiptar me 2 muaj e 22 ditë burg.
Avokati i djalit shqiptar u shpreh i tronditur nga vendimi i gjykatës. “Jam i shokuar, të dënosh një djalë me burg për një çokollatë, pasi dy të tjerat ia dha shokëve, për një krim të kryer 7 vite më parë kur ishte i mitur. Kjo s’ka ngjarë ndonjëherë”, u shpreh ai


