• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS NË QARQE/ Bushati: Opozita, recetë për futjen e Shqipërisë në krizë ciklike
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS NË QARQE/ Bushati: Opozita, recetë për futjen e Shqipërisë në krizë ciklike

3 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ish-ministri i Jashtëm, deputeti socialist Ditmir Bushati ka qenë në Shkodër, qark në të cilin është edhe drejtues politik ku është zhvilluar një takim me Asamblenë e zgjeruar të PS të këtij qarku.

Bushati u shpreh në këtë takim se objektivat e PS janë të qarta dhe se dialogur duhet mbi bazën e disa rregullave dhe parimeve demokratike.

“Ne kemi një qartësi për sa i përket asaj çka ne duam të bëjmë për Shqipërinë dhe për qeverisjen në përgjithësi. Nuk na intereson klima e acaruar politike, na intereson nuk diskutohet dialogu por ky është një dialog, i cili si në çdo vend të botës duhet të funksionojë mbi bazën e disa rregullave dhe parimeve demokratike”, u shpreh ai.

Bushati deklaroi më tej se zgjedhjet e 2017 u certifikuan nga OSBE-ODIHR dhe se është pa sens të thuash pas 18 muajsh se parlamenti është ilegjitim. Sipas tij kjo është një recetë për ta futur Shqipërinë në një krizë ciklike.

“Dihet që parlamenti doli nga zgjedhjet e 2017-ës, u certifikuan nga OSBE-ODIHR, pra nga një instancë autoritative ndërkombëtare dhe nga ana tjetër ne e dimë, se kemi bërë fushatë këtu, ku zgjedhjet u mbajtën nën drejtimin e një qeverie, e cila në përbërje të saj kishte edhe  përfaqësues të PD-së dhe përfaqësues të LSI-së. Dhe të thuash 18 muaj pasi janë bërë zgjedhjet, se zgjedhjet ishin të njollosura dhe parlamenti është ilegjitim, më e pakta që mund të them është që nuk bën më sens dhe është një recetë për ta futur Shqipërinë në një krizë ciklike”, deklaroi Bushati në Asamble.

Më tej ai shkruan në “Facebook” se është diskutuar për hapat që po ndërmerren për zgjedhjen e ekipeve për zgjedhjet vendore.

“Në takimin e Asamblesë së zgjeruar të PS së Qarkut #Shkodër diskutuam mbi hapat që po ndërmarrim drejt përzgjedhjes së ekipeve fituese për zgjedhjet vendore dhe zhvillimet e fundit politike. Funksioni dhe përgjegjësia politike përbëjnë një sfidë të përhershme për të gjithë ata që marrin mandatin e popullit për të punuar për një të ardhme të denjë dhe të drejtë”, shkruan Bushati.

Ai thekson se tre muajt në vijim janë përcaktues për procesin e shumëpritur të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. “Një prioritet ky kombëtar e mundësi për demokratizim të mëtejshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë që nuk mund të shpërdorohet nga veprimet që synojnë deligjitimimin e institucioneve të zgjedhura me votë e të certifikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe refuzimi i dialogut si instrument për të tejkaluar vështirësitë politike dhe riparuar mangësitë e jetës institucionale”, thotë ai.

Bushati Shkoder
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKSI DHE JOSHËSE/ Ish-e dashura e yllit argjentinas "çmend" rrjetin me pozat e "nxehta" (FOTO)
Previous article E MBANI MEND KLODIN E "BIG BROTHER 2"? Lorik Canaj na zbulon ndryshimin drastik

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT