• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI/ Prokuroria e Katanjas: Për Tahirin s’ka procedim penal
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOKUMENTI/ Prokuroria e Katanjas: Për Tahirin s’ka procedim penal

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Siç ishte paralajmëruar nga vetë Saimir Tahiri, një konferenc për mediat, ajo u vonua paksa nga orari i përcaktuar. Kjo conference e thirrur nga ish ministrit Saimir Tahiri pas skandalit të përfshirjes së emrit të tij në Bandën Habillaj, një bandë kriminale e cila merret me kultivimin dhe shpërndarjen e lendëve narkotike. Po hedhin baltë mbi mua por do e përballoj. Të drejtën dua ta gjej vetë pa ndihmë dhe pa mbështetje. 

Tahiri u shpreh se për 48 orë mundi të siguronte një document nga prokuroria e Katanjes, e cila shënon të zezë mbi të bardhë se për shtetasin Saimir Bashkim Tahiri nuk ka asnjë procedim penal….

Me poshte letra e Prokurorise Katania ku pranon se nuk ka asnje hetim ndaj meje. Po Prokuroria jone si donte te me arrestonte me 48 ore letra gazetash????

Une do bej luften time edhe ndaj gjyqit juridik dhe ndaj gjyqit politik e publik. Banda e krimineleve te arrestuar, eshte amatore krahasuar me banden politike qe ka sajuar gjithe kete.

Ka disa ditë që ndaj meje bëhet paralelisht, gjyqi juridik me një kërkesë të prokurorise që ka për qëllim arrestimin tim, dhe gjyqi politik e publik, ku politikanë, deputetë, analistë, gazetarë, ka marrë një pushkë e hëdh baltë mbi mua duke më bërë herë fajtor ose herë viktimë.

Mua nuk më intereson asgjë nga këto, e as nuk dua të përfshihem në asnjë debat politik e publik.

Nqs politikës i ka ardhur rasti të hedhi llumin e 25 viteve të fundit mbi mua, për ata që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur nga xhepat e qytetarëve, nuk kanë lënë familjar pa pasuruar, nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbrojtur vjedhjet, u them pa merak, do e mbaj e përballoj pa asnjë problem këtë barrë.

Nqs analistëve që bëjnë xhiron e mediave e portaleve, që nuk kanë lënë krah e sqetull pa u futur, politikan pa u paguar dhe eksemplarët më të fortë të shembullit se si mund të bësh para duke shitur moral, u kam dalë unë në shteg për të shfryrë mbi mua hesapet e 25 viteve politikë të mbrapshtë, vulgare, të paprinciptë e të pisët deri në fyt, u them pa merak, une do e përballoj sido të jetë.

Por nqs ka qoftë edhe një shteg të vetëm për të gjetur të drejtën, një dritare fare të vogël për t’ua thënë njerëzve, është e sigurtë se aq do më mjaftojë për ti treguar të gjithëve të vërtetën time, jo me fjalë, por me prova.

Sepse për mua sot, nuk ka rëndësi asnjë debat politik i cfarëdolloj. Për mua ka rëndësi vetëm një gjë, e vërteta.

E për çmimin e të vërtetës, jam i gatshëm të paguaj gjithçka jam e kam. As dua të ma fali kush të drejtën time, as dua të jem peng i kërkujt për të vërtetën që dua ta gjej vetë pa ndihmë e pa mbështetje politike të cilitdo lloji.

Unë tashmë jam një qytetar pa asnjë pushtet. E si i tillë, brenda 48 orëve sigurova këtë përgjigje nga Prokuroria e Katania.

Prokuroria e Katania, që ka hetuar 4 vjet një grup kriminal, e thotë shumë qartë që nuk ka asnjë lidhje me mua.

E kur është kështu, si ka mundësi që prokuroria jonë, brenda 48 orëve, me letra që i morën në redaksi gazetash, kërkuan arrestimin tim.

A nuk iu thanë prokurorët shqiptar publikut se prisnin letra nga Italia? Kaq të vështirë e kishin të merrnin këtë informacion që mora unë brenda 48 orëve?

Kaq të vështirë e kanë të kuptonin se “Saimiri” që përmendet me kamion, me linjë kamionesh, që ngarkon edhe thasë droge, nuk jam e as mund të jem unë?

Si ka mundësi prokuroria nuk dinte fare që unë vetë, personalisht, kisha kërkuar hetim që në 2015 edhe për makinën time, edhe për habilajt, edhe për gjithcka tjetër thuhej në publik me akuza që atëherë për përfshirjen time në trafik droge?

Në këtë fletë të bardhë të prokurorisë së Katinia, ku hyn lufta kundër krimit e kundër drogës që kam dëgjuar të përbetohet cdolloj rrace politike, Luli e Monika më të parët si kukullat e shefave të tyre.

Ku hyjnë pallavrat e analistëve për shërbime të huaja, parashikimet se po vjen tërmet nga amerika, nga shërbimet sekrete, nga nato e nga lloj lloj corapesh që kam dëgjuar të nxjerrin nga goja.

Ku hyj unë në të gjithë këtë? E si nuk mori kërkush mundimin të bënte një verifikim minimal, por shthurin të gjithë fantazinë e thashethemeve duke mbarsur publikun me tmerre që edhe filmat do ua kishin zili?

Mua nuk më intereson kush arrrestohet për drogë, kush arrestohet për trafik, kam luftuar vetë e do luftoj deri në fund që kjo luftë të vazhdojë.

Por ju siguroj se cilado bandë kriminelësh qoftë, jo më kjo për të cilën flasim, ngjan tërësisht amatore krahasuar me bandën që ka orkestruar këtë histori, duke hedhur nga zyra partie e redaksi lajmesh bomba për publikun, fijet e së cilës sigurisht lëvizin edhe leva të tëra institucionesh që sot nuk janë betuar para ligjit por para pushtetit politik.

Unë i kuptoj qëllimet e gjithësecilit, por unë nuk do bëj asnjë ditë luftë politike për këtë çështje.

Kam kërkuar mos fshihen as pas partisë, as pas imunitetit tim, as pas pushtetit, as pas ndereve e marrveshjeve politike të cilitdo lloj.

Unë kam kërkuar të bëj betejën time për të drejtën dhe të vërtetën. Vetëm kaq.

Kush mendon se qytetarët harrojnë, e kanë gabim. Ata do na gjykojnë më mirë se kushdo.

Deri atëherë, unë kam punë me drejtësinë dhe të vërtetën.

Gjithashtu, i kam kërkuar sot prokurorise së krimeve të rënda të zhvillojë intensivisht e pa ndërprerje hetimin tim. Rruga jonë për tek e vërteta, nuk mund të jetë as me pushime në mes, as me terezi se kohën para e kemi.

Unë nuk kam kohë për të humbur në zbardhjen e së vërtetës, e as pres të bëhet tërkuzë kjo histori, për të vonuar të vërtetën e për të lënë llumin e politikës të bëjë politikë.

Dhe do bëj gjithçka që kjo të mos ngecë në kanalet e ndryshkura të drejtësisë, që sot mbeten në këmbë vetëm nga kanalet e pista të politikës, që nga drejtësia e korruptuar janë ende në politikë, e që sot kanë detyrim të mbështesin drejtësinë e korruptuar si shpërblim.

 

Fotografia e Saimir Tahiri

 

 

 /AlpeNews.al/ 

Live: Per te verteten!!!

Posted by Saimir Tahiri on Dienstag, 24. Oktober 2017

Posted by Saimir Tahiri on Dienstag, 24. Oktober 2017

Posted by Saimir Tahiri on Dienstag, 24. Oktober 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë e njohim Kerimanin e "Fate të kryqezuara" por si aktore. Shikoni si është ajo në jetën reale...
Previous article MUSA KURTULAJ: Mallkimi dhe bekimi i përgjimeve sipas midesë...

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT