• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ISH-BLLOK/ Milionat dhe Elvana, kush është “BIZNESMENI” Ervin Mata, i cili…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NË ISH-BLLOK/ Milionat dhe Elvana, kush është “BIZNESMENI” Ervin Mata, i cili…

3 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit kishte shpallur në kërkim që në muajin tetor të vitit 2018, biznesmenin Ervin Mata për ngjarjen që ndodhi në zonën e “Ish-Bllokut” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Mata u vetëdorëzua ditën e djeshme dhe para hetuesve ka deklaruar se ai nuk ka qëlluar askënd dhe është larguar pasi ka patur frikë për jetën. Mata ka qenë i fshehur në Tiranë dhe ia ka dalë që të mos kapet nga policia.

Si shkak i ngjarjes së rëndë në ish bllok fillimisht u mendua se ishte një ngacmim që grupi i Ervis Martinajt kish bërë ndaj Gjatës, por shumë shpejt hetimet shkuan në përfundimin se kemi të bëjmë me prishje të pazareve të drogës mes palëve, Ervin Matës e Ervis Martinajt.

Por kush është Ervin Mata?

Ervin Mata, sipas QKB-së, në emrin e tij ka vetëm të regjistruar një biznes, që merret me tregtimin dhe servisin e pajisjeve kompjuterike. Biznesi në fjalë është regjistruar që në vitin 2009 dhe është në proces falimenti. Por nga ana tjetër, në qarqet e ngushta të botës së biznesit, ai njihet si pronar i një hoteli në “Rrugën e Dibrës”. Hoteli në fjalë, në fakt, është i regjistruar në emër të babait të tij.

Njohja me Elvana Gjatën

Pak kohë më parë, këngëtarja Elvana Gjata pranoi publik isht se ishte fejuar me një biznesmen, pa zbuluar emrin e tij. Për Matën dihej vetëm se kishte një hotel dhe se ishte i gatshëm të mbulonte shpenzimet e këngëtares. Elvana foli për fejesën për herë të parë kur ishte në SHBA, teksa mundohej të realizonte disa projekte të reja muzikore.

Elvana njihej dhe ishte në një lidhje me biznesmenin Mata që prej vitit 2015, por zyrtarizmi i fejesës erdhi në vitin 2017. Elvana shijonte lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursente asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Dhe kështu, Elvanës nuk i mungonte asnjë gjë për të jetuar si në përrallë. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, ishte ai, që shpenzonte shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë euro vetëm për udhëtimet e fundjavave. Pas klipit “Lelja” dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mu-majesin, këngëtarja e njohur Elvana Gjata hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla. Mirëpo, edhe kjo fazë nuk zgjati shumë, teksa i dashuri i këngëtares tashmë është në kërkim nga Policia.

LIDHJA

Këngëtarja Elvana Gjata ka qenë në një lidhje dashurie me Ervin Matën që prej vitit 2015, por pa e bërë asnjëherë publik këtë fakt. Në vitin 2017, këngëtarja pranoi në disa intervista për mediat se ishte fejuar me një biznesmen, por pa e zbuluar emrin e tij. Ajo thoshte se ndihej shumë mirë nën shoqërinë e tij dhe se ai i përgjigjej gjithnjë. Megjithatë, këngëtarja ka mbajtur profil të ulët për të fejuarin, duke mos bërë postime publike për të.

Këngëtarja: Zoti më ka sjellë një fat shumë të mirë

Disa muaj më parë, në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Por ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmenit Ervin Mata, i cili është shpallur sot në kërkim nga Policia së bashku me dy miq të tij, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa, duke i thënë: “Po mirë mi goc, vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”. “Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta… ke frikë”, shtoi këngëtarja. “Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana, ndërsa Ermali e uroi:

“Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”, “Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë. Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.

Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj, Mata nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Këngëtarja ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket identitetit të të fejuarit të saj. Ajo nuk ka preferuar asnjëherë të dalë në publik me të fejuarin apo të hedhë foto me të në rrjetet sociale. Edhe lidhur me ngjarjen, ende nuk ka asnjë reagim nga këngëtarja. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë ende, ndërsa nuk është i qartë pozicioni i këngëtares në grindjen mes dy grupeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REUMATIZMA MUND TË KUROHET NË SHTËPI/ Ja çfarë të përdorni
Previous article DUHET TA DINI/ Ja cili frut nuk duhet konsumuar kurrë në mëngjes

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT