• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Vetëdorëzohet në polici ERVIN MATA, i dashuri i Elvana Gjatës
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Vetëdorëzohet në polici ERVIN MATA, i dashuri i Elvana Gjatës

2 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ervin Mata, biznesmeni i shpallur në kërkim për ngjarjen në Ish-Bllok, është vetë dorëzuar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës.

Mata, prej rreth 4 muajsh në kërkim, ka zgjedhur ti dorëzohet drejtësisë, ndërsa ende nuk dihet në çfarë kushtesh e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Kujtojmë se Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në 5 tetor në një lokal në Ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndër ta edhe Ervis Martinaj.

Por ndërsa fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata, hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të drogës.

Njoftimi i Policise se Tiranes:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:
E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU/ McAllister: Qeveria e Kosovës ta pezullojë taksën ndaj Serbisë
Previous article E DINIT? Ja si reagon trupi i femrës kur mendon për SEKSIN

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË POGRADEC/ Humb jetën drejtuesi i një makine Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË POGRADEC/ Humb jetën drejtuesi i një makine

PROTESTA NË TIRANË/ I vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë Aktualitet

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT