Sot do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Dje u tërhoq nga gara papritur drejtuesi aktual Skënder Bruçaj ndërsa u skualifikua Gëzim Abdishaku pasi nuk plotësonte kriteret. Edhe Islam Hoxha, myftiu i Kukësit u tërhoq nga gara.
Në garë janë tre kandidatë; Ylli Gurra, që është myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, aktualisht nënkryetar i KMSH, e Gramoz Blliku, myftiu i Lushnjës. Favoritë për të fituar garën shikohen Ylli Gurra ose Bujar Spahiu.
Do të jenë 91 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm me votë të fshehtë që do të zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar. Kryetarit duhet të marrë 2/3 e votave, (61 vota) nëse pjesëmarrja është 100%.


