• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Frutat opozitare të “luleve të ftohta të marsit”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Frutat opozitare të “luleve të ftohta të marsit”!

1 March, 2019 Redaktor1 OP-ED

Iku shkurti e hyri marsi dhe në Tiranë nuk ndihet jo vetëm projeksioni i liderëve të opozitës për “qametin” dhe “rrëmetin” që e priste Shqipërinë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të saj, por as edhe puhiza më e lehtë e asaj fryme të madhe ndryshimi që u trumbetua se do të ndodhte.

Liderët e opozitës duken gjithnjë e më të hutuar, të tulatur, zëmekur e buzëdridhur kur flasin dhe gjithnjë e më të pasigurtë, në ato që artikulojnë.

Ku është ajo fuqia e madhe e “revolucionit popullor” që do të shpërthente nga të katër anët e Shqipërisë, për tu derdhur si uragan për të marë përpara qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama?

Nëse ju kujtohen deklaratat edhe të deri para një jave, protestat do të zhvilloheshin çdo ditë, në çdo qytet dhe fshat të vendit, në çdo rrugë, bulevard e shesh!

Ku janë mitingjet dhe protestat masive që do të realizoheshin kudo që do të shkonin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi?

Përse kanë filluar që të rrallohen dhe të shkojnë gjithmonë e më pak njerëz në takimet e LSI me të rinjtë apo të PD me përkrahësit e tyre qoftë edhe në bastionet historike?

U tha se dorëzimi i mandateve do të bëhej nga të gjithë deputetët e opozitës së bashkuar, përfshi edhe ato që janë në listat e pritjes poshtë kufirit fitues të zgjedhjeve të 2017. Por, e vërteta është se qoftë nga lista e deputetëve aktualë, e qoftë nga lista e atyre që presin radhën për të marë njoftimin për marjen e mandatit nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, numri është edhe më i madh se ai që është bërë deri më sot publik.

Ndryshe nga sa më parë, zërat publikë “revolucionarë” që kanë qenë edhe “partizanët” kryesorë të mbështetjes së opozitës për ndërmarrjen e këtij akti politik të paprecedentë të daljes nga sistemi parlamentar, sa vijnë dhe fashiten në përpjestim të drejtë me “decibelët” e zërave të vetë udhëheqësve të PD dhe LSI.

Ndërkombëtarët si në asnjë rast tjetër përgjatë këtyre 30 viteve të raporteve të tyre me Shqipërinë dhe me klasën tonë politike, kanë qenë jo vetëm të troçtë e aspak diplomatikë, por kanë mbyllur çdo portë dhe çdo mundësi për ti dhënë sadopak oksigjen “perëndive” të opozitës sonë.

Qytetarët shqiptarë tani që po futemi në pragun e pranverës, janë duke e shijuar edhe motin e shkëlqyer të këtyre ditëve, duke iu gëzuar si gjithmonë ikjes së dimrit dhe lënies pas të të ftohtit dhe të gjitha “bezdive” dhe “zymtësive” të tjera me të cilat të rrethon kjo stinë.

Ajo që ishte premtuar nga udhëheqësit e opozitës sonë që të ishte stina e “revolucionit”, e “fitores”, e “marjes së pushtetit në tavolinë”, e ikjes së Kryeministrit Edi Rama e kalimit të vendit drejt zgjedhjeve të parakohëshme nëpërmjet një qeverie tranzitore, po shndërrohet thjeshtë dhe vetëm në një stinë të mërzitshme në “Olimpin” e opozitës shqiptare.

Më të mërziturit janë gjithmonë në të tilla raste, jo ata që e gatuan të gjithën këtë. Jo. Sepse ata e dinë mirë realitetin politik që i prêt. Të zhgënjyerit janë gjithmonë mes atyre që mund ta kenë besuar realisht përrallën e bukur të dimrit, që Luli dhe Mona ia tregonin çdo natë, përpara se të flinin në gjumë për të parë në ëndërr frutat e rrejshme që do tu sillnin “lulet e ftohta të marsit”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU LUANIN/ Gjuetarja e mori në krahë dhe bëri foto, akuzohet... (FOTOT)
Previous article PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Presidenti Halili: Më vjen keq për tifozat, ja pakti me skuadrën

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT