Fjalimin e tij në mbrëmjen gala të Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama e nisi me një batutë drejtuar atyre që kanë dalë kundër këtij eventi.
“Kazani i Diasporës kishte shkruar për samitin tonë. Njëri thoshte samit vakie, tjetri i përçarjes, por po t’i besosh mikut tim budist, Pandeli Majkos, të gjitha këto janë shenja të mira. Në këtë samit ne kemi mundur të tregojmë për ata që kanë qenë të interesuar të ndjekin panelet, se kemi punuar për të vendosur disa shtylla, qoftë në aspektin logjistik, qoftë që procesi të mos jetë proces ndërveprimi spontan. Pra kemi hedhur një hap tjetër në marrëdhëniet tona”, tha gjatë fjalimit të tij kreu i qeverisë.
Ai i dorëzoi çmimin “Shqipoja e Artë e Diasporës” tenorit të famshëm shqiptar, Saimir Pirgut.


