• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGACMIME SEKSUALE DHE ABUZIME/ Shkarkohen 6 pedagogë në UBT. Flet rektori: U zbulua…
Home
Sociale

NGACMIME SEKSUALE DHE ABUZIME/ Shkarkohen 6 pedagogë në UBT. Flet rektori: U zbulua…

1 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Studentët e Unversitetit Bujqësor të Tiranës kanë marrë zemër nga protesta duke denoncuar tek rektori apo përmes anketave të zhvilluara, abuzimet e pedagogëve, korrupsionin madje edhe ngacmimet seksuale prej tyre. Këtë e konfirmon zyrtarisht rektori i UBT.

“Ne i kemi marrë në konsideratë në maksimum shqetësimet e studentëve gjatë ditëve të protestës, e cila ka qene një periudhë relativisht e gjatë”,- thotë Prof. Bahri Musabelliu.

Një pedagog i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual dhe 3 të tjerë janë shkarkuar nga detyra ndërsa për dy po kryhen ende verifikimet.

Pedagogu i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual prej 10 vjetësh jepte mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Një grup studentësh denoncuan veprimet e turpshme të pedagogut të tyre, akuza që u vërtetuan nga komisioni i etikës.

Rektori Bahri Musabelliu në një intervistë për Neës 24 thotë se komisioni i etikes zbuloi sjellët e pahijshme të pedagogut ndërsa vetë ai firmosi për shkarkim nga puna.

“Pedagogu në fjalë, është e vertetë, unë kam pasur indicie nga studentët për këtë gjë. Më kanë ardhur disa vajza studentë dhe disa djemë, të cilët mi kanë bërë shqetësimet e tyre prezent. Vetë kam shkuar disa herë në fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Zhvilluam edhe një anketë me studentët ku morëm indicie që ishte e vërtetë. Është mbledhur komisioni i etikës ku është kanë marrë vendimin për pushimin nga puna të pedagogut për sjellje të pahijshme”,- tha rektori.

Shitjeve e librave, paaftësia akademike apo mitmarrja ka hequr nga puna disa pedagogë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

“Kemi pasur shumë indicie nga studentët me problematika që lidhen me shitjen e librave me detyrim nga ana e pedagogëve. E kemi edhe të filmuar, pedagogu në fjalë është kapur duke shitur tekste. Një pedagog tjetër e kemi pezulluar për arsye që lidheshin me aftësitë e tij akademike, pasi tekstet e tij studentët nuk i kuptonin tekstet e tij, i përkthente me Google Translate. Ka pasur edhe akuza të studentëve për mitmarrje”,- vijon Bahriu.

Universiteti Bujqësor i Tiranës me 10 mijë studentë pret ti akordohet fondi i premtuar i qeverisë për ndërtimin e një ferme didaktike eksperimentale në Rinas ku do të kryhen praktikat mësimore. Rektori pret që qeveria të publikojë vendimin.

“Unë prisja që këtë të mërkurë të dilte kjo VKM por të mërkurën tjetër jam 100% i sigurt se do të publikohet”,- tha Bahriu.

Në një kohë kur shumë mjekë po largohen nga Shqipëria ka edhe nga ata që mendojnë se është më mirë që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në vendin e tyre. Besnik Shabanaj nga Elbasani  pas studimeve të kryera në Itali ka vendosur ta ushtrojë profesionin e mjekut anestezist në Sarandë dhe jo vetëm pas i pëlqejnë qytetet bregdetare, por aty kishte mungesë për këtë specialitet.

Mjeku anestezist pohon se me vendosjen në dispozicion nga qeveria të bonusit për mjekët, do të bëjë që shumë mjekë që janë diplomuar për mjekësi, të qëndrojnë në Shqipëri për ta ushtruar profesionin.

Sipas tij  këto bonuse e kanë bindur atë që jo vetëm të lërë Italinë, por të punojë madje edhe larg qytetit të lindjes. Gjatë muajit mars në spitalin e Sarandës pritet të vijnë edhe katër  mjekë të specializuar si kardiolog, kirurg, gastroepatolog dhe një pediatër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DI QË ËSHTË NDESHJA..."/ Monika Kryemadhin e BRAKTIS edhe rinia. Ja sa veta mbledh (VIDEO)
Previous article TIRANA-PARTIZANI/ Ndeshja e vërtetë luhet në tribunë, tifozët i vënë flakën... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT