Një reporter i revistës gjermane «Der Spiegel» ka shoqëruar mbi 150 ditë Martin Schulzin, kandidatin e socialdemokratëve për kancelar të Gjermanisë. Kjo punë ka rezultuar me një portret që do të mbahet mend në historinë e gazetarisë gjermane.

Por, nganjëherë një politikan vendos të lejojë pamje më të thella me shpresën se motivet e tij, synimet e tij do të jenë më të kuptueshme. Kandidati i dështuar i socialdemokratëve për kancelar, Martin Schulz, mori një vendim të tillë, në fillim të vitit, kur për të situata dukej shumë më e mirë.
Markus Feldenkirchen e shoqëroi atë gati një gjysmë viti, në 50 termine, biseda, në taksi, në avion. Kësisoj u krijua një imazh i afërt i fushatës elektorale me të gjitha shpresat, goditjet, zhgënjimet, një
Martin Schulz
rrëfim i jashtëzakonshëm mbi politikën në vitin 2017. Mes Schulzit dhe Feldenkirchen pati vetëm një marrëveshje: teksti mund të botohet tek pas zgjedhjeve».
Të shtunën storja është botuar. Në një kohë kur në gazetari cilësia ngatërrohet me shpejtësi, portreti i gazetarit të «Der Spiegel» është një dëshmi se çka është gazetaria e vërtetë. Është durim. Hulumtim. Ecje. Vrap. Kontakte me politikanë. Biseda. Takime. Durim, sërish. Përqendrim. Natyrisht për të realizuar një projekt të tillë – 150 ditë duke shoqëruar një politikan – duhet të ekzistojë një gazetë apo revistë apo televizion apo medie digjitale e gatshme të vë në dispozicion mjetet e duhura financiare. «Der Spiegel» qe i gatshëm të investojë në një projekt të tillë.
Portreti i Martin Schulzit ka mbushur rrafsh 17 faqe të revistës nga Hamburgu. Ata që përtojnë ta lexojnë, mund ta dëgjojnë. Leximi i tekstit nga një aktor zgjat 93 minuta.
Mbi një orë e gjysmë për 150 ditë nga jeta e Martin Schulzit. Portreti është një kapitull i ri në historinë e gazetarisë politike.
Është një tekst i thurur me mjeshtëri, ku kapen çaste mes vullnetit për fitore dhe dyshimit se fitorja është e mundshme, momente të vetmisë dhe hidhërime me intrigat partiake, pritje gati mbinjerëzore nga elektorati dhe dorëzim para të pashmangshmes.
Pas leximit të portretit lexuesi ndien keqardhje për Schulzin, i cili me sa duket nga fillimi e dinte se nuk kishte shans kundër Angela Merkelit, dhe respekt për një gazetar që punon 5 muaj për një portret të një politikani.(E.R.)


