• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET/ Guaido i vendosur të kthehet në Venezuelë
Home
Nderkombetare

TENSIONET/ Guaido i vendosur të kthehet në Venezuelë

1 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, tha të enjten se planifikon të kthehet në vend përkundër kërcënimeve kundër tij dhe familjes.

 

Duke folur para mediave pas takimit me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, Guaido tha se nuk ka asnjë mundësi të dialogut me qeverinë e presidentit të kontestuar Nicolas Maduro, pa e përfshirë në bisedime edhe çështjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha se shpreson në rikthimin e një Venezuele “të lirë, demokratike dhe prosperuese”.

Në ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë dy rezoluta të kundërta për Venezuelën.

Njëra është e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe mbështet liderin e opozitës Juan Guaido dhe tjera nga Rusia që mbështet presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

E para do të votohet rezoluta e SHBA-së dhe sipas gjitha gjasave do të përballet me veton e Rusisë, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Votimi është paraparë të bëhet të enjten në mbrëmje.

Nuk është e qartë nëse edhe rezoluta e Rusisë më pas do të marrë nëntë votat “pro” për të kaluar në Këshillin e Sigurimit.

Rezolutat rivale reflektojnë ndarjet e thella në Këshillin e Sigurimit lidhur me konfliktin politik në Venezuelë, vend ky që po përballet me kolapsin ekonomik dhe një krizë humanitare.

Uashingtoni dhe Moska janë duke përkrahur palë të ndryshme në shtetin e Amerikës Jugore.

Shtetet e Bashkuara përkrahin liderin opozitar, Juan Guaido, i cili ka shpallur veten president të përkohshëm derisa Rusia është e lidhur me Maduron.

Maduro ka nisur udhëheqësinë më 2013, derisa ka fituar një tjetër mandat presidencial në maj të vitit 2018, të cilat janë bojkotuar nga opozita dhe janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar.

Ai është përballur me akuza edhe për abuzime me të drejta të njeriut si dhe për keqmenaxhim të ekonomisë së Venezuelës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJAJNË? Fifi prezanton për herë të parë të ëmën (FOTO)
Previous article AKUZA E RËNDË/ Kardifi e braktisi Emiliano Salën

k.autor

Postime të ngjashme

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT