• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUR “HUMB” ILIR META/ Përse HESHT Presidenti kur ka zhvillime të rëndësishme?
Home
Ekskluzive

KUR “HUMB” ILIR META/ Përse HESHT Presidenti kur ka zhvillime të rëndësishme?

28 February, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos reagojë për djegien e mandateve nga opozita. Ndonëse është një çështje që I prek dhe shqetëson të gjthë, duket se nuk e ka “fuqinë” të mbërrijë deri tek Presidenti.

Është kthyer tanimë në taktikë prej tij, që sa herë vendi është në udhëkryqe apo kriza të tilla politike, Presidenti Meta hesht… ose largohet jashtë vendit për vizita zyrtare.

Ndodhi më 16 shkurt kur opozita kishte lajmëruar protestën e madhe në shesh, komandati I forcave të armatosura udhëtoi po atë ditë drejt Gjermanisë.

Sërisht këto ditë, teksa vendi “zien” nga debati dhe europarlamentarët kanë zbarkuar në Tiranë, Presidenti është I vetmi që është larguar në Egjipt.

Veç kësaj, deri më tani nga Ilir Meta nuk kemi asnjë deklaratë. Asnjë reagim mbi të cilën mund të mbahen qytetarët që kanë shpresë tek Presidenti I tyre.

Ka qënë bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ajo që e shprehu e para se Presidenti “mos të më flasi nga jashtë, por të vi tek vendi I vet”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Presidenti hesht për ditë të tëra. Kujtojmë këtu një nga rastet, ku edhe pse reagimi I tij pati rol kyç, Meta sërish e “zvarriti” deri në minutën e fundit.

Bëhet fjalë për mosdekretimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin Meta e la për javë me radhë pa shpjegim, derisa u dorëzua dhe e dekretoi.

Një tjetër rast është ai I çështjes “Tahiri dhe Habilaj”, për të cilat kreu i shtetit u mjaftua duke paralajmëruar se do të flasë së shpejti për thellimin e luftës kundër krimit të organizuar. Reagim ky, që erdhi shumë vonë.

Presidenti Meta gjithashtu heshti edhe për Teatrin, çështja e cila “arriti” në vëmendjen e tij vetëm kur aktorët ia kërkuan të gjithë me radhë në deklarata.

Do na duhet të presim edhe shumë për një prenoncim mbi djegien e mandateve “veç paqe dhe vëllazëri”?

Këtë do e shohim…

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PHOTO OF THE DAY/ Rama dhe XHUPI i Liverpool përfundojnë në “Facebook”-un e Klopp
Previous article ËSHTË ME NJËRËN KËMBË JASHTË CHAMPIONSIT/ Ja cili është dëmi financiar për Juventusin

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor... Aktualitet

"MUND TË SHKOJA EDHE NË DUBAI, POR..."/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT