• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Fleckenstein: Shqipëria e meriton HAPJEN E NEGOCIATAVE, kushtet e vëna janë përmbushur
Home
Politikë

DEKLARATA/ Fleckenstein: Shqipëria e meriton HAPJEN E NEGOCIATAVE, kushtet e vëna janë përmbushur

28 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ne bëjmë thirrje për përgjegjësi politike nga të gjitha forcat për të siguruar një demokraci parlamentare funksionale dhe për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën evropiane

Duke folur në konferencën zyrtare për shtyp të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Tiranë, mision i planifikuar prej kohësh dhe i organizuar për të vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria përpara Këshillit të qershorit, Knut Fleckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian (PE), zëdhënës i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) për punët e jashtme, si dhe raportues i PE-së për Shqipërinë, deklaroi: “Të gjithë po presim vendimin e Këshillit Evropian të 19 qershorit nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë. Parlamenti Evropian mori me një shumicë shumë të madhe ndërpartiake një qëndrim shumë të qartë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Misioni ynë – për të parë nëse reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit dhe procesit të vetingut, po vazhdojnë – është konfimuar dhe unë nuk kam dyshim se parlamenti dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë në rrugën e reformës. Ne nuk shohim ndonjë arsye për shtyrjen e mëtejshme të vendimit, pasi kushtet e vëna janë përmbushur”.

Duke komentuar braktisjen e mandateve së fundmi nga deputetët e opozitës në parlamentin shqiptar, Knut Fleckenstein shtoi: “Më vjen shumë keq për vendimin e opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Bojkotimi i Parlamentit nuk është aspak një rrugëdalje nga problemet politike dhe është kundër parimeve demokratike. Parlamenti është forumi ku duhet të trajtohen mosmarrëveshjet politike.

Unë bëj thirrje për përgjegjësi politike nga të gjithë parlamentarët për të përmbushur detyrat e tyre dhe për të rifilluar punën parlamentare në interes të vendit dhe perspektivës së integrimit të tij në BE, jo me zgjedhjet e ardhshme në mendje. Shqipëria duhet të përqendrohet te reformat, jo te grindjet politike. Demonstratat janë një tipar thelbësor i jetës demokratike. Megjithatë, unë i dënoj me forcë rastet e dhunës që kemi përjetuar këtë javë dhe u bëj thirrje udhëheqësve politikë të opozitës që të garantojnë protesta paqësore, në përputhje me shtetin e së drejtës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NË VENEZUELË/ Qeveria e Maduro tërheq 8 tonelata ari
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK NË DURRËS/ "Fouristrada" e francezëve përplaset me automjetin. Identifikohet viktima

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

VIJON PROTESTA/ Protestuesit hyjnë në Komisariatin nr. 2 dhe e shkatërrojnë me molotov! Situata del jashtë kontrollit, efektivët dhunohen barbarisht Aktualitet

VIJON PROTESTA/ Protestuesit hyjnë në Komisariatin nr. 2 dhe e shkatërrojnë me molotov! Situata del jashtë kontrollit, efektivët dhunohen barbarisht

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT