Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi mrbemjen e djeshme qytetin e Vlorës. Nipi arriti të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, dha fillimisht deklarim të rremë duke thene se e kishte gjetur ai gjyshin të plagosur.
Ky nuk është i vetmi rast ku krimi në familje prek nipërit dhe gjyshin apo gjyshen. Duket se tundimi për para, shkon përtej dashurisë dhe përkujdesjes që ata i kanë dhenë gjatë viteve.
AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet më të renda:
Çfarë ndodhi sot:
Krimi i rëndë që ndodhi në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Nipi Vangjel Kapllani arriti të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë për 1 milion lekë.
Ai gjithashtu është shprehur se e ka vrarë pasi ky i fundit e stresonte.
1. REDMOND GRUDA
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Durrës. Nipi i quajtur Redmon Gruda 21 vjeç ka dyshime se ka vrarë gjyshen për shkak se ajo nuk i jepte para për hashash. Fillimisht Gruda ka mohuar të ketë dorë në krim, por se e ka pranuar më vonë. Ngjarja u denoncua prej të afërmve të tjerë që jetonin së bashku me të moshuarën.
Krimi ka qenë makabër, pasi Gruda ka qëlluar gjyshen disa herë me thikë në kokë, duke e gjakosur atë.
2. BENIAMIN KASO
Një ngjarje e rëndë tronditi banorët në zonën e Freskut në kryeqytet. Nipi plagosi me thikë gjyshërit e tij, pas një konflikti. 19 vjecari Beniamin Kaso i ka kërkuar gjyshërve, Hajrie e Shaban Agai, 2 mije leke te vjetra, por këta të fundit kanë refuzuar.
3. KLAJDI PAPAJANI
Ai masakroi me thikë gjyshen e tij, pas një grindjeje të ndodhur. Krimi i rëndë brenda familjes tronditi asokohe kryeqytetin.
4. Irsid Curri
Qëlloi me 5 herë me kallashnikov gjyshen e tij teksa ajo ishte duke fjetur. Dhe më pas ka vrarë veten me plumb në gojë.
/AlpeNews.al






