Pas përfundimit të takimit që patën me Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin nga opozita dhe Sandër Lleshin nga mazhoranca, 7 eurodeputetët e dërguar në Tiranë, sot kanë mbajtur një konferencë për shtyp.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, foli me tone të ashpra veçanërisht për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Fjala e Knut Flenckestein
Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, pro edhe nëse opozita të ketë të drejtë me akuzat, bojkotimi nuk zgjedh problemet. Unë u çudita dhe u zhgënjeva nga kryetarja e LSI sepse ajo tha vetëm një fjali në fund të takimit “që ata e kanë marrë vendimi e tyre për ndryshim”.”
Përgatiti: AlpeNews.al


