Djegia e mandateve nga deputetët e opozitës bëri jehonë të madhe jo vetëm në Shqipëri por edhe në mediat e huaja. Partitë parlamentare PD dhe LSI-ja u votuan nga populli për të ndenjur në opozitë.
Duket se këtë gjë ato nuk e pranojnë dhe vendosën të mos jenë më pjesë e parlamentit. Por 3 deputetë të opozitës nuk pranuan të heqin dorë nga mandati dy prej tyre të konfirmuar, Lefter Koka I Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Myslim Murrizi I Partisë demokratike ku këtë të fundit e ndëshkuan duke e shkarkuar nga kryetari I PD-s për Lushnjen.
Por “rebelët” e partisë që kundërshtuan kryetarin e tyre parlamenti shqiptar ka pasur. AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet ku deputetë thyen vullnetin e kryetarit të partisë:
1. Zgjedhja e Bamir Topit president nuk mund të bëhej pa vota e 6 socialistëve Durim Hushi, Taulant Dedja, Hamit Kosta, Bukurosh Stafa, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj. Të cilët kundërshtuan urdhërin e kryetarit të tyre Edi Rama. Ai mori 85 vota kështu u zgjodh president I Republikës.
2. Ilir Meta, u zgjodh kryetari i ri i Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. 91 deputetë votuan pro kandidaturës së kreut të LSI-së në, duke marrë kështu vota dhe nga deputetët e koalicionit të djathtë. Kundër votuan 45 deputetë, 1 fletë votimi ishte abstenim. Zgjodhën të mos I bindet urdhërit të kryetari.
3.Gramoz Ruçi është zgjedhur kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë edhe me votat e opozitës. Ndonëse emri i tij për këtë post u kontestua nga Partia Demokratike, rezulton se të paktën dy deputetë të saj kanë votuar fshehtas pro tij. Edhe pse ata nuk u zbuluan deri më sot ata nuk e dëgjuan vendimin e të tyre.
4. Kur ish kryetari I tij Shpëtim Idrizi I PDIU-s ka zgjedhur kualicionin me Bashën dhe te protestojë me të, deputeti Dritan Bici, I largohet PDIU-s, dhe tashmë i është bashkuar PS-së.
Përgatiti: AlpeNews.al


