• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E OPERACIONIT/ Vrau kunatën me të cilën kishte lidhje intime, kapet autori. Po tentonte arratinë në…
Home
Breaking News

DETAJET E OPERACIONIT/ Vrau kunatën me të cilën kishte lidhje intime, kapet autori. Po tentonte arratinë në…

27 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet në Peshkopi 39-vjeçari Dashamir Xhepa, i cili ditën e Shën Valentinit dyshohet se vrau me armë zjarri kunatën, me të cilën Policia tha se kishte pasur një lidhje intime.

Policia e Tiranës njoftoi dje se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të krimit që ndodhi në Kodër-Sharrë, ku u gjet e vrarë dhe e fshehur në shkurre Lirie Xhepa, 49 vjeçe, nënë e 4 djemve. Bashkë me të u arrestua edhe shtetasi me iniciale M.S., i cili dyshohet për përkrahje të autorit të krimit. “Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases Lirie Xhepa, janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë lokalizuan vendndodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit Dashamir Xhepa, dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë, ku dhe strehohej. Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M.S. për ‘Përkrahje të autorit të krimit’, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa saktësoi se ndaj Dashamir Xhepës është ngritur akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe e “Armëmbajtjes pa leje”. VRASJA Lirie Xhepa, 49 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur e vrarë mëngjesin e datës 14 shkurt në periferi të Tiranës.

Menjëherë pas krimit, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim kunatin e saj, Dashamir Xhepën, 39 vjeç, si autor të dyshuar të ngjarjes. Ngjarja është zbuluar mëngjesin e 14 shkurtit, në zonën e njohur si Kodër- Sharrë, në periferi të Kombinatit. Trupi i pajetë i Lirie Xhepës është konstatuar mes disa shkurreve në anë të rrugës së fshatit, i mbuluar me gazeta. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit Nr.6. Në momentin që është konstatuar se bëhej fjalë për një vrasje, në vendngjarje mbërritën edhe oficerët e Krimeve të Rënda dhe ekspertët kriminalistë. Viktima rezultoi të ishte qëlluar 3 herë me armë zjarri, në trup dhe në kokë. Kane qenë dy djemtë e 49-vjeçares, që bënë të mundur identifikimin e saj në Institutin e Mjekësisë Ligjore. HISTORIA Burime nga grupi hetimor thanë se Lirie Xhepa ishte e ve prej afro 11 vitesh, pasi i shoqi ishte ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë.

Ndërsa dyshohet se mes saj dhe kunatit të shpallur në kërkim, Dashamir Xhepa, ka pasur një lidhje intime. Lidhje, që ajo ka tentuar disa herë t’i jepte fund, por përmes dhunës dhe kërcënimeve nuk ishte lejuar nga i dyshuari. Vrasja e 49- vjeçares Lirie Xhepa, në formën siç e rrëfyen në Polici dhjetëra dëshmitarë, duket si një krim i paralajmëruar. Ndonëse ajo nuk e kishte adresuar asnjëherë në Polici dhunën dhe kërcënimet që kishte marrë nga kunati i saj Dashamir Xhepa, me të cilin, sipas të gjitha të dhënave kishte një lidhje intime, duket se vazhdimisht ka jetuar me frikë. E frikësuar nga vëllai i burrit të saj të ndjerë, që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por edhe nga djemtë e vetë se mos e merrnin vesh lidhjen e fshehtë.

Madje, vitin e kaluar ajo ishte ankuar dy herë te një punonjës Policie, duke i thënë se donte t’i jepte fund kësaj lidhjeje, pasi dhunohej sistematikisht nga kunati. Megjithatë, viktima nuk kishte pranuar që të bënte kallëzim kundër tij, edhe nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme, por edhe nga turpi. Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, disa prej të cilëve janë marrë në pyetje në Polici, janë shprehur se të gjithë ishin në dijeni të lidhjes intime. Madje, edhe të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj 49-vjeçares, por askush nuk fliste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PRINCESHË DIANA TEK KATE MIDDLETON/ Këto janë propozimet më të bukura për martesë
Previous article INVESTIM 6 MILARDË DOLLARËSH/ ”Porsche” synon të prodhojë makina elektrike

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT