• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA NJË KËNGË PËR ÇDO PROTESTË/ Pas himnit Basha këndon: Eja mblidhuni këtu-këtu….
Home
Politikë

NGA NJË KËNGË PËR ÇDO PROTESTË/ Pas himnit Basha këndon: Eja mblidhuni këtu-këtu….

26 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pasi policia hodhi gaz lotsjellës kur protestuesit e opozitës çanë kordonin e parë të uniformave blu para Kuvendit, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbajtën një fjalë para simpatizantëve, ku thanë se nuk do të largohen derisa deputetët e mazhorancës të dilnin nga Parlamenti.

“Edi Rama megjithë Gramoz Ruçin. Në qoftëse doni të fusni fshehurazi në Parlament Edi Ramën, si frikacak që është, nuk ka nevojë të hidhni gaz lotsjellës, por le të vijë e të përballet këtu me gratë dhe vajzat e Tiranës. Nga ty Musa Ulqini, nga ty Anastas Angjeli, për ty Mimi Kodheli, për ty Klotilda Bushaj, për ju gratë e Partisë Socialiste që turp më të madh nuk ka. Dita nuk mbaron sot. Dita do vazhdojë pafundësisht. Por turpi mbi shpatullat tuaja dhe mbi fytyrat tuaja nuk do të ketë fund. Hidhni gaz lotsjellës sa të doni. Por ju kurrë nuk do të ndaloni dot urrjetjen që kanë krijuar shqiptarët për qeverinë e Dakos, Abdylajve dhe gjithë të tjerëve. Ne prapë do të rrimë këtu, ju prapë do hidhni gaz lotsjellës. Por ju nuk do të ndaloni dot kurrë mallkimin e shqiptarëve, të cilët çdo ditë e më shumë do mallkojnë ju që helmoni shqiptarët dhe që vidhni shqiptarët. Mblidhuni të gjithë këtu. Ne nuk do të ikim, derisa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votat e krimit të organizuar“, tha Kryemadhi.

Më tej fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili nisi duke kënduar me një thirrje:

“Eja mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu, bashkë me ne”, u dëgjua të thotë me zë të lartë lideri demokrat Lulzim Basha.

“Edi Rama, Sandër Lleshaj, dhe të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe fëmijëve, se ne të tjerëve s’keni çna bëni, mbajeni mend, do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit, sovrani do tju cojë para drejtësisë, aty ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj”, përfundoi kryedemokrati.

Por teksa këto fjalime përfunduan, policia hodhi sërish gaz lotsjellës, pasi turma nuk ju përgjigj thirrjeve me megafon të uniformave blu për të ruajtur qetësinë dhe për tu tërhequr nga dhuna.

Protesta u përmbyll pas tre orëve, në të njëjtën kohë kur Kuvendi i Shqipërisë përmbylli seancën plenare vetëm me deputeët e mazhorancës ku u miratuan ngritja e dy strukturave të rëndësishme të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY JAVË JASHTË FUSHËS/ Neymar i rikthehet fuqishëm stërvitjes (VIDEO)
Previous article SULMI NDAJ DEPUTETËVE GJATË PROTESTËS/ Braçe: Dhunuesit do përgjigjen para ligjit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën Aktualitet

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT