• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flasin juristët/ Prokuroria gaboi me rastin “Tahiri”, sipas tyre të gjithë ne mund të arrestohemi
Home
Aktualitet
Drejtësi

Flasin juristët/ Prokuroria gaboi me rastin “Tahiri”, sipas tyre të gjithë ne mund të arrestohemi

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjashtë juristë nga më të njohur në vend e cilësojnë të nxituar kërkesën e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shefqet Muçi, Ermir Dobjani, Vladimir Meçe, Eni Çobani, Ferdinand Doja dhe Bashkim Sulstarova bënë publike sipas tyre gabime juridike te kjo kërkesë.

Secili prej tyre dha nga një argument për këtë konkluzion. Profesori i lëndës “E drejta Penale” Profesor Doktor Shefqet Muçi tha se kërkesa e prokurorisë është e nxituar, e vendsur me pasion dhe e pabazuar në prova.

“Kërkesa e prokuroisë duhet të bazohej në ligj dhe ky nuk është modeli që duhet të ndjehemi krenar. Sipas këtij rasti ne të gjithë mund të arrestohemi”, tha Muçi.

Ish-Avokati i Popullit dhe Pedagogu i Fakultetit Juridik në UT profesor doktor Ermir Dobjani tha se prova që e rëndon Tahirin është fakti që i ka shitur makinën Habilajt dhe provon lidhjen e tyre por gjithçka tjetër është indicie dhe fakti nuk mund të nxirret nga indiciet.

Avokati i njohur penalist Vladimir Meçe shkoi në ekstrem kur tha se e gjithë procedura e ndjekur nga Kshëshilli i Mandateve është antikushtetuese sepse mbështetur në ndryshimet e re kushtetuese prokuroria dhe Gjykaka e Krimeve të Rënda duhet të kishin pushurar së ekzistuari me reformën e re në drejtësi.

“Në këtë mënyrë kërkesa e prokurorsië është nul” tha Meçe.

Juristja dhe pedagogia Eni Çobani deklaroi se kërkesa e prokurorisë ishte e sinqertë por nuk mjaftuan provat që ajo vuri në dispozicion ndërkohë që Çobani komentoi dhe vendimin e grupit parlamentar të PS për të mos lejaur arrestimin e Saimir Thairit.

“Në vendimin e saj mazhoranca bëri një gabim. Ose duhet ta kishte dhënë lejë plotësisht ose ta kishte refuzuar plotësisht.  Nuk mund të ketë edhe leje për hetim dhe kontroll banese dhe kundërshtim të prokurorisië për arrestim” tha Çobani.

Avokati Ferdinand Doja bëri publike një fakt që sipas tij ishte në kufijtë e skandalit. “Asnjë nga prokurorët e paraqitur në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve nuk është prokuror i çështjes ndaj Saimir Tahirit dhe kjo është shkelje e ligjit për funksionimin e prokurorisië” tha ai.

Avokati Bashkim Sulstarova tha ky është një rast me shumë rasteve që ka në gjykatë. Sipas Sulstarovës arrestimi dhe burgu është më e lehta për tu bërë dhe tashmë kjo është bërë praktikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUAT MEMELlI: Ftesë për një konkurs fotografik miqësor
Previous article Kushte të mira dhe paga të larta/ Mediat greke, shtetërore dhe private 48 orë grevë

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT