Nga qyteti i Lushnjës, Edi Rama ka ironizuar me vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. Për kreun e qeverisë, i vetmi që doli me mënd në kohë sipas tij ishte Myslim Murrizi.
Shefi i qeverisë tha ndër të tjera se vlerësonte shprehjen e Murrizit, se opozita u nis të rrëzonte Ramën, por i vetmi që rrëzoi ishte vetë deputeti i Lushnjës.
“I vetmi me dy para mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Unë do kisha dashur ta kisha thënë unë atë shprehjen: U nisën për të rrëzuar Ramën dhe më rrëzuan mua. Se në fakt ku ishte revolucioni. Kjo që jemi sot, jemi ne. Ata që ishin dje, janë ata. Kush do e bëjë më mirë? Ne që sollëm deri këtu? Apo ata që e lanë dje?”, tha Rama.


