• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KQZ RRËZON PROPOZIMIN E PS-s/ Kryebashkiakët me tre mandate, të drejtë të rikandidohen
Home
Politikë

KQZ RRËZON PROPOZIMIN E PS-s/ Kryebashkiakët me tre mandate, të drejtë të rikandidohen

26 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për të mos lejuar kandidimin në zgjehdjet lokale të kryetarëve të bashkisë që kanë më shumë se tre mandate njëri pas tjetrit. Për të kaluar kjo kërkesë, duheshin 5 vota, por u morën vetëm 4 pro. Kundër votoi vetëm kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

PS kërkoi që të gjithë kryebashkiakët aktualë, të cilët kanë tre mandate, të mos kenë më mundësi për të kandiduar sërish në zgjedhjet që pritet të mbahen 30 qershor të 2019-ës.

PS i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos pranohej kandidatura e asnjë kryebashkiaku që ka tre mandate, sipas ligjit të ri.

Kështu, Partia Socialiste, do t’i mbyllte rrugën për rikandidim, kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Qazim Sejdinit të Elbasanit, por edhe Xhelal Mziut të propozuar nga PD, që drejton bashkinë e Kamzës, të cilët janë në pushtet prej mëse tre mandatesh.

Në të njëjtat kushte është edhe Fiqiri Ismaili, kryetar i Bashkisë së Vorës. Në Poliçan po ashtu, Adriatik Zotkaj, kryebashkiaku aktual, ka në pushtet që nga vitit 2003, në mandatin e parë i zgjedhur nga PBDNJ, dhe më tej nga Partia Socialiste. Njëjtë dhe Zef Hila i kandiduar nga PD, që drejton bashkinë e Vaut të Dejës, etj.

Ligji për qeverisjen vendore i ndryshuar në vitin 2015, e përcakton se kryetari i Bashkisë mund të ushtrojë vetëm tre mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë. Dhe mund të ketë të drejtë të rikandidojë vetëm pas një shkëputjeje, pra jo më shumë se tre mandate njëra pas tjetrës. Ndërkohë edhe pse ligji ka ekzistuar, interpretimet që i janë bërë prej kryebashkiakëve, kanë qenë të tilla që i hapnin shteg kandidimit të tyre, pra të kryetarëve me më shumë se 3 mandate, edhe në këto zgjedhje të 2019-ës. Sipas tyre, ligji hyn në fuqi në momentin që është miratuar (2015), dhe nuk ka fuqi prapavepruese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E RËNDA/ Shqiptari vdes "LIVE" në facebook në mes të autostradës, shokohen miqtë (VIDEO)
Previous article "BESI DHE OLSI BËHEN XHELOZ PËR GRUAN TIME"/ Habit Erion Isai (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë

TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë Aktualitet

TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT