Sot duket se është harruar çdo gjë dhe jeta vazhdon, e tillë është edhe politika, dikur me 5 mars 2015, kreu i Kuvendit i asaj kohe Meta, i tha ish- aleatit të tij Berishës në mes të seancës “së nxehur” parlamentare se “e kam dhënë njëhërë dorëheqjen, por nuk e jap dy herë edhe për Shkëlzenin! Se Shkëlzeni ishte në videon e përgjimit të Dritan Priftit!”
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Shkëlzen Berishës ku në një postim në Facebook, djali i ish-kryeministrit, duke mohuar akuzën, shkruan se dilema e vetme tashmë mbetet të kuptohet nëse në krye të Kuvendit është “Burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit”?
Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës:
“Burri i Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit? Gjithë bota e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dore, por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin. Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë per vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit. Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti, kjo është krejt e qartë. Dilema ngelet nëse është burri i Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit,”– përfundon ai.
Duket se trashmë janë bërë miq jo me Metën por me gruan e tij Monikën e cila nuk merr asnjë vendim pa u konsultuar me babain e Shkëlzenit “Doktor Berishën”.
/AlpeNews.al


