• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËZIMI I ASHENSORIT/ Pas plagosjes së vajzës policia arreston teknikun: 2 muaj më parë e kontrolloi dhe tha…
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËZIMI I ASHENSORIT/ Pas plagosjes së vajzës policia arreston teknikun: 2 muaj më parë e kontrolloi dhe tha…

26 February, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pas ngjarjes se ndodhur nje dite me pare ne “Don Bosko”, ku nga rrëzimi i ashensorit u lendua nje vajze e re, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit.

“Policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin: A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)”- njofton policia e Tiranes.

Sipas saj, “ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Ngjarja

Siguria e ashensorëve të pallateve në kryeqytet është vënë sërish në pikëpyetje pas një ngjarjeje që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë. Ashensori i një pallati në zonën e “Don Boskos” është shkëputur duke rënë në bodrum e për pasojë është plagosur një vajzë 24- vjeçare që ndodhej brenda.

Fatmirësisht, lartësia nuk ka qenë shumë e madhe, nga kati i parë në bodrum, në të kundërt pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se kanë marrë njoftim rreth orës 16:25 dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes. “Në një pallat në rrugën ‘Don Bosko’ është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha dje Policia. Burimet thanë se një grup hetimor po verifikon kushtet teknike dhe mirëmbajtjen e ashensorit, si dhe kompaninë që e ka instaluar dhe mirëmbajtur.

Sipas dëshmive, rënia e ashensorit ka shkaktuar shumë zhurmë, duke sjellë panik te banorët që kanë njoftuar zjarrfikësen dhe Policinë. Për disa orë, oficerët e Komisariatit nr.3 kanë marrë në pyetje administratorin e pallatit, i cili ka sqaruar kushtet teknike dhe mirëmbajtjen e ashensorit. Kjo nuk është hera e parë që në pallatet e kryeqytetit ndodhin ngjarje të tilla për shkak të neglizhencës për mirëmbajtjen e ashensorëve që shpesh janë të pasigurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS "OSCARIT" BEYONCE ORGANIZON FESTË SEKRETE/ Ja VIP-at që ishin të pranishëm (FOTO)
Previous article SIPAS NJË STUDIMI/ Mëmësia ndikon negativisht në shëndetin mendor

F.autor

Postime të ngjashme

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën Aktualitet

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale Aktualitet

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT