• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AMAZON” REKORD FITIMESH/ Si e ndihmon “paradoksi fiskal” gjigantin e shitjeve online
Home
Teknologji

“AMAZON” REKORD FITIMESH/ Si e ndihmon “paradoksi fiskal” gjigantin e shitjeve online

25 February, 2019 k.autor Teknologji

2018-a ka qenë padyshim një vit që Amazon do ta mbajë mend. Jo vetëm që ka arritur (dhe tejkaluar) pragun që e fut në rrethin e ngushtë të elitës së biznesit botëror (2 050,27 dollarë për aksione) – kjo ndodhi në shtator, kur “Amazon” u rendit menjëherë pas Apple-it. Por edhe në 2019, kompania e themeluar nga Jeff Bezos ka arsye për të festuar, pasi ka dalë në krye të listës duke u bërë kompania, aksionet e të cilës tërheqin numrin më të madh të investitorëve.

Kjo ka bërë jo vetëm që Jeff Bezos të dalë në krye të renditjes së më të pasurve të botës, por kompania të shtrihet edhe më shumë, duke hapur një seli të re në Virxhinia. Viti 2018, për Amazon, ishte gjithashtu vit rekord për të ardhurat. Kurrë më parë, gjiganti i tregtisë online nuk ka fituar aq shumë: pothuajse 11 miliardë dollarë, rreth dyfishi i vitit 2017. Për më tepër, falë reformës tatimore të presidentit Trump, ai nuk do të paguajë asnjë dollar taksë.

Kontradiktat

Ky është njëfarë “paradoksi fiskal”, që ka ngjallur disa polemika në Shtetet e Bashkuara, qëkur “Just Taxes” u publikua blogun e Institutit për Taksat dhe Politikën Ekonomike. Ndër të tjera, edhe Bernie Sanders (kandidati i vetëshpallur nga radhët e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë), në një postim në Tuiter shkroi: “Është koha të anulohen të gjitha dhuratat që Trump u ka bërë korporatave të mëdha dhe 1%-shit më të pasur të popullsisë. Duhet të rindërtojmë klasën e mesme”. Në një deklaratë, “Amazon” u përgjigj duke shpjeguar se do të paguante të gjitha taksat e duhura në vendet në të cilat operon. Në SHBA, është viti i dytë radhazi që “Amazon” nuk paguan asnjë dollar taksë, pavarësisht se  fitimet e saj janë rritur nga 5.6 miliardë dollarë në vitin 2017, në 11 miliardë dollarë në vitin 2018.

Në vitet e para, “Amazon” e ka mbyllur gjithmonë vitin me më pak se 1 miliard dollarë fitime, sepse pavarësisht rritjes së shpejtë, Bezos ka zgjedhur të riinvestojë pothuajse gjithçka. Por pavarësisht nga investimet, në vitet 2009-2018, “Amazon” ka regjistruar gjithsesi 27 miliardë dollarë fitime, për të cilat ai pagoi një miliard taksa. Një normë reale prej 3 për qind.

Paradoksi fiskal

Arsyeja është, natyrisht, reforma e propozuar nga Presidenti Trump për sistemin e taksave dhe e miratuar nga Kongresi në vitin 2017. Dhe ligji “Jobs” i vitit 2017, e cila uli normën për kompanitë nga 35 në 21 për qind, si një nxitje që korporatat e mëdha të paguajnë taksën e duhur. Kjo do të thotë se “Amazon” nuk po përdor asnjë marifet për të ulur faturën e tij tatimore. Në të vërtetë, tregu amerikan është më i lulëzuari në botë. Por ndërkohë, duhet marrë në konsideratë fakti se “Amazon” mund të përfitojnë kredi tatimore për hulumtim dhe zhvillim dhe më tej, dispozita të përkohshme në reformën “Trump”, që i lejojnë kompanitë të përfitojnë nga një zbritje tatimore 100 për qind për investimet në  pajisje.

Megjithatë, themelore, në rastin e “Amazon” apo të gjigantëve të tjerë të çliruar nga taksat – Netflix, për shembull, që nuk ka paguar asnjë taksë në vitin 2018 – është trajtimi fiskal i subvencionuar bazuar mbi shpërndarjen e aksioneve. Këtë gjiganti i shitjeve online ua ka ofruar shumicës së punonjësve të saj. Në këtë mënyrë, edhe pse fitimet e “Amazon” janë shtuar, çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur shumë dhe vlera e këtyre zbritjeve fiskale është rritur. Aq shumë sa ka arritur 1 miliard dollarë dhe ka tejkaluar shumën e taksave që ligji përcakton si detyrim ndaj shtetit. Për të plotësuar “paradoksin”, në vend që të paguajë, “Amazon” njoftoi se ka përfituar një rimbursim federal mbi të ardhurat me vlerë 129 milionë dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E MANDATEVE/ Fatmir Mediu firmos dorëheqjen në Parlament
Previous article KUJDES/ Nëse urina juaj ka këtë ngjyrë, shkoni menjëherë tek mjeku

k.autor

Postime të ngjashme

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT