• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU GRUAN DHE KUNATËN/ Gazment Musta kapet me gazetarët: Mos më filmoni se jua theva kamerat! (VIDEO)
Home
Breaking News

VRAU GRUAN DHE KUNATËN/ Gazment Musta kapet me gazetarët: Mos më filmoni se jua theva kamerat! (VIDEO)

25 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasësi i gruas së tij dhe kunatës, motrës 18-vjeçare të bashkëshortes, është treguar i dhunshëm dhe kërcënues edhe ndaj gazetarëve. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, Gazment Musta, 34 vjeç ka kërcënuar gazetarët dhe ka dashur tu thyejë atij kamerat që mos ta filmonin, teksa ai shoqërohej për në gjykatë nën masa të forta policie. “Mos më filmoni se jua theva të gjitha në kokë”, shprehet ai teksa shoqërohet me makinë policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, ku Musta vrau gruan e tij Gentianën, pasi kjo e fundit i kërkoi të shkonte për vizitë pas Vitit të Ri tek prindërit e saj që jetojnë në fshatin Drizar. Në shtëpinë e çiftit kishte ardhur për vizitë dhe motra e Gentianës, Merisa Caushaj, 18-vjeçare e cila gjithashtu mbeti e pajetë nga goditjet me thikë prej kunatit të saj.

Në seancën gjyqësore për krimin e rëndë, një çështje për të marrë zgjidhje është edhe kujdestaria e dy fëmijëve të çiftit, të cilët që pas vrasjes së nënës së tyre jetojnë në fshatin SOS. Gjyshërit e babait vrasës kanë kërkuar t’i marrin fëmijët në kujdestari, por të njëjtën gjë duan edhe të afërmit e nënës së ndjerë q ëu vra me thikë nga burri. Seanca është shtyrë, pasi përfaqësuesja e fshatit SOS deklaroi se fëmijët duhet të intervistohen vetëm në prani të psikologes, dhe jo të familjarëve apo të babait të pandehur. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm me prnai të avokatëve dhe psikologëve, më 12 mars.

Krimi i rëndë në familje ka ndodhi më 2 janar. Pas debateve me bashkëshortin, Gentiana Musta, është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Ky debat solli reagimin e ashpër të 34-vjeçarit  deri sa shkoi në aktin e tmerrshëm vrastar  duke rrëmbyer thikën dhe goditur bashkëshorten Gentianen dhe motrën e saj qe ka ndërhyrë për ta ndihmuar.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË FËMIJË I DYTË? Ja sa KOHË i duhet gruas ta marrë veten pas shtatzënisë
Previous article "ROZA MBRETËRORE"/ Tendenca që mbizotëroi në tapetin e kuq në "Oscar 2019" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT