• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI NË ITALI/ Stuhia e rrëzon nga çatia, baba bie mbi djalin 14-vjeçar
Home
Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Stuhia e rrëzon nga çatia, baba bie mbi djalin 14-vjeçar

24 February, 2019 F.autor Jetë

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur nga vala e motit të keq që ka prekur pjesën më të madhe të Italisë qendër-jugore ku erërat shumë të fuqishme kanë shkaktuar rënie të strukturave dhe pemëve. Dje u raportua për 3 të vdekur, dy në rajonin e Lazios dhe një afër Romës, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se viktima e katërt është regjistruar në Kapena pranë kryeqytetit italian, ku një 54 vjeçar humbi ekuilibrin si pasojë e stuhisë teksa po përpiqej të rregullonte çatinë dhe ra nga një lartësi prej gjashtë metrash sipër djalit 14 vjeçar, i cili më pas ndërroi jetë.

Moti i keq ka krijuar vështirësi edhe në hapësirat detare.

Fuqia e erës ka arritur në mbi 160 km/h përgjatë bregdetit Adriatik. Pesëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit të një anije mallrash dhe të një varke u shpëtuan me helikopter pasi mjetet u bllokuan në cekëtinë si pasojë e rrymave detare. Ndërkohë rrugët përgjatë bregdetit të Barit janë përmbytur si pasojë e përplasjes së dallgëve të larta.

Autoritetet kanë vendosur perimetra sigurie, ndërsa në disa rajone është ndërprerë trafiku. Në tërësi, forcat zjarrfikëse dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë kanë realizuar mbi 1500 ndërhyrje për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJE E VAKËT NË "NIKO DOVANA"/ Laçi ndalet me barazim nga të besuarit e Devollit
Previous article MOTI I KEQ/ Trageti i linjës Brindisi-Vlorë sërish me vonesë, shkak...

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT