• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFATET/ Pensionistët, si do merren shpërblimet e fundvitit
Home
Sociale

AFATET/ Pensionistët, si do merren shpërblimet e fundvitit

12 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Qeveria ka parashikuar shpërblimin e të gjithë pensionistëve me 3 mijë lekë të reja për festat e fundvitit. Ndryshe nga një vit më parë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për dhënien e këtij shpërblimi, për të mos vonuar marrjen e lekëve nga ana e të moshuarve. Gazeta mëson se shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek për shpërblimin e pensionistëve dhe pritet që t’ja kalojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore këtë fond. ISSH do të nxjerrë listën e përfituesve, prej më shumë se 650 mijë pensionistësh. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët. Pritet që të miratohet një kalendar për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë.

Shpërblimi
Ministria e Financave sqaron se shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë për çdo pensionistë. Edhe në rastin kur janë dy pensionistë në një familje, do të përfitojnë të dy shpërblimin. Në vitet e kaluara qeveria është treguar e rezervuar me pensionistët që vinin nga e njëjta familje, duke bërë pjesë të skemës përfituese, vetëm kryefamiljarët. Ministria e Financave bën me dije se pjesë e skemës së shpërblimeve do të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.

Vendimi
Vendimi i posaçëm për shpërblimet e fundvitit pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Për shpërblimet e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, duhet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin, i cili i jep 18 milionë dollar ISSH për të shpërblyer të moshuarit. ISSH nga ana e saj nxjerr numrin e përfituesve dhe ja kalon kompetencën e shpërndarjes së shpërblimeve Postës Shqiptare, e cila bën edhe ndarjen e pensioneve.

Kategoritë
Shpërblimin në radhët e pensionisteve do të përfitojnë të gjithë. Duke filluar nga ata të moshuar që marrin pension në fshat e qytet dhe duke vijuar me ish-ushtarakët, pensionet e posaçme, pensionet familjare etj. Pra çdo person që ka një pension nga shtetit, do të marrë shpërblim prej 3 mijë lek të reja.

Vendimi
Për shpërblimet e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike, duhet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin, i cili i jep 18 milionë dollar ISSH për të shpërblyer të moshuarit për festat e fundvitit

Fondi
Shpërblimi i pensionistëve do të jepet para datës 30 dhjetor. Ministria e Financave ka miratuar fondin prej 1.8 miliardë lek. Më pas do të jetë Posta Shqiptare, e cila do të bëjë shpërndarjen e lekëve tek pensionistët

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Taylor Swift, e dërrmuar në krahët e Joe Alwyn në performancën e Ed Sheeran (VIDEO)
Previous article Kohë dhe para të kursyera për qytetarët, Rama publikon rezultatet e muajit nëntor (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT