• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA THA SE POPULLI MUND TA VRASË RAMËN/ Kryeministri: Ai është penduar që smë vrau kur ishte në qeveri
Home
Intervista

BERISHA THA SE POPULLI MUND TA VRASË RAMËN/ Kryeministri: Ai është penduar që smë vrau kur ishte në qeveri

23 February, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Situata politike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Pas RaiNews kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazeta italiane, “la Repubblica” lidhur situatën ku ndodhet vendi, e sidomos mbi mënyrën se si do të funksionojë parlamenti pasi opozita zyrtarizoi djegien e mandateve. Për Ramën veprimi i ndërmarrë nga opozita sigurisht nuk është një gjë e mirë por teknikisht, thotë ai mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Pjesë nga intervista e kryeministrit për Repubblica.it    

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

“S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e poltikës që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës në drejtësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vertetë të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

 Në shesh kërkojnë dorëheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozitë?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe çfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtët, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë.  Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

100% po.

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Armiqtë e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Ish Presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë për t’ju eliminuar është plumbi.

Ka thënë edhe me keq se kaq. Eshtë penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush ka thënë se më keq se komunistët, janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epokën e plumbave por në epokën e dialogut dhe përballjes. E refuzoj logjikën sipas të cilës armiku duhet asgjesuar për të fituar lojën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FIORENTINËS/ Spalletti: Icardi? Shpresoj të kthehet, por ne...
Previous article LIVE/ Luftëtari-Teuta: Ka startuar takimi në Gjirokastër, durrsakët në kërkim të golit

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT