Moti i keq i cili ka sjellë erëra të forta në Shqipëri. Kjo gjë ka sjellë rënien e një peme mbi rrugë në aksin Tiranë- Elbasan në Krrabë, ku si pasojë është bllokuar qarkullimi.
Fatmirësisht në momentin e rënies së pemës nuk ka pasur mjete në rrugë. Po punohet për zbllokimin e rrugës. AlpeNews.al ka siguruar foton e pemës e cila ka zënë rrugën:
/AlpeNews.al



