Një 32-vjeçar nga qyteti i Lushnjës u kap në flagrancë nga policia duke shpërndarë lëndë narkotike në shkolla.
Mësohet se Mario Bitiu vu në prangat e policisë së Fierit pasi u kap me disa doza lëndë narkotike në ambientet pranë shkollës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.